Poezi nga Tatiana Terebinova
Lumim i rrufeshëm
Bekim-pupëltat e netëve, lumimi prej dëborës
Mbules-mëndafshta e butë, mes zjarrmimit të valë
Harimi – jo – i dy syve të tu, djegnajës në blu
Tingull-hëna, trisht-nxehtë do të ndritojë, mbaskëtaj!
Ligura deg-pemës mbulohet, nën hije jargavani
Sytë e mi m’i prekin – sekretet e një veli
Nga thellnaja e qiejve, mbërijnë britmat e yjeve
Lini frutat të piqen, hënën, mes vreshtnajave terri.
Mbrëmjeve, një psherëtimë digjet, në buzët e mia
Një rejnajë fjalësh – shëmbje e frikës, prej frikës
Le të lehë dhimbjen – kujtesa djegur hi, e zhuritur
Rrufeshëm një lutje – ndriton fati – nën rrezen e dritës!
Shqipëroi: Vasil Çuklla
A wonderful poem ……
A word reunion – an expression of fear, of fear
Let’s relieve the pain – the memory burned hi, noisy
Lightning a prayer – fate shines – under the light!
Comgrats……