Poezi nga Safet Hyseni
Kësaj nate dua dy fjalë
Zjarri përbrenda më djeg
Shpirti nga shpirti kërkon qetësi
Shndërrohem në shi pa re
Shtrydhë botën time symbyllur
Në thellësi të ndjej përmes frymës
I hap ngadalë portat e dëshirës
Të lazdrohet drita mbi qepalla e gjethe
E vogël është bota për ëndrrën time
E kam patjetër të bëhem erë
Të shpalos flokun tënd
Më pas të ngjaj në re
Të pikoj si një pikë shiu mbi buzën tënde
Të bëhem lule mes gishtave
Si aromë të depërtoj në shpirtin tënd
Një melodi e pa kënduar që fal qetësi
Apo një valë me të përkund trupin perri
Nga largësia më shumë të ndjej
Ti s’më sheh e unë të prekë dhe them më fal
Për shtatë net me le nga një shenj
E sonte pas erës mi përcjellë vetëm dy fjalë.
Vetëm pak!
Më thanë pse ike?
Jo, nuk ika se s’kam çati
Pse po gënjen?
Nuk gënjej ëndrrën e morra në sy
Çfarë veshe kur dole?
Dy kostume të dhimbjes dhe dashurisë
Pse dy?
Mos me ndërrua fytyrën
Me cilën do flesh?
Natën me dëshirën e ditës, ditën me ëndrrën
Do flesh dhe ditën?
Nuk fle as natën
Cila është ëndrra?
Ëndrra është dashuria
E dëshira?
Dëshira është ëndrra
Ti po gënjen ky nuk është shkak?!
Jam lodhur do shtrihem pak.
***
Ndize një dritë
nata më vesh me teshat e saj
mbledh veten rrugëve pa adresë
kur artit i jap ngjyrë
them s’dua lëmoshë
e shesë veten shumë lirë
ti që shtrëngon mallin në gji
mos më prit edhe kësaj vjeshte
dashurinë askush s’mundet me ta vra
se Atdheu do bëhet më mirë
në burgje do shtrohet tryeza si në Kala
fjala e bukur nga buzë të ndyta ndjen neveri
mbjelle një pemë, çdo natë ndiz nga një dritë
lirika të zjarrta më vlojnë në brendësi
zogjtë nuk i harrojnë çerdhet
nga një grusht mall do sjellin përsëri.