Kalendari poetik: Kostas Kariotaqis (11 nëntor 1896-21 korrik 1928) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kostas G. Kariotaqis

Kalendari poetik: Kostas Kariotaqis (11 nëntor 1896-21 korrik 1928)

Shkrimtar dhe poet i njohur grek. Në vitin 1917 u diplomua në drejtësi dhe punoi si nëpunës në prefektura të ndryshme, Selanik, Athinë, Arta etj. Nga poetët italianë admironte Leopardin, të cilit i kushtoi një ode. Si shkruajnë biografët e tij “…ishte njeri vetmitar, fjalëpak, i pasigurtë në vetvete dhe në talentin e tij, i tmerruar nga sëmundjet e pleqëria…” Gjithsesi, pas vdekjes mori famë si poet dhe shkrimtar. Vrau veten në Prevezë më 20 korrik 1928. Ja poezia që sjell sot prej tij:

SONTE KJO HËNËZ…
(Τό φεγγαράκι άπόψε…)

Mu në breg të detit ka për të rënë
sonte kjo hënë, si perlë e rëndë.
Dhe me mua do të lodrojë pa mënd,
e çmendura hënë.

Dallga ngjyrë rubini do të thyhet
ndër këmbët e mia do t’bien yjet.
Dhe do të bëhen të miat pëllëmbë
dy pëllumba.

Lart do të ngjiten, si zogj të argjëndtë,
si dy gota, do të mbushen me hënë
dhe me hënë, trupin, flokët së larti
do të m’i spërkatin!

Deti ar i lëngët. Do të kem si velë
ëndrrat e mia tutje për t’i nisur
me lundër. Dhe diamante do të shkel
mbi zallin e ndritur.

Dhe kur nga drita të shkëlqejë fort, fort,
zemrën do ta kem si perlë të rëndë.
Dhe do të qesh. Dhe do të qaj…Dhe do t’…
ah, moj hënë!

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s