Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

REAGIM

Një puthje..?!
Në shije
mjalti na zbërtheu sot
si t’i shpëtoj
shpërbërjes…?
Rritej:
Mes flladeve mbushur
si një stoli apo
veti fizike në kredi
shpëtuar
pakënaqësive…?!
Aty, u gjet
plot energji, pasioni
dhe lidhjet?!…
Momenteve reagojnë
kënaqësive
dhe zbehtësisë
zbërthyer
si mes qelizave
laboratorit
të heshtjeve në udhëtime
puthjesh…!
Dehjet, mbi ëmbëlsit
e flakëve
shpirtit të derdhur
në reagime
mpirjesh… mbi flakët
e shpirtit
a gjejnë kumbim
ndjesive?!…
Dritës i gjeta në
ripërteritjet
e përballjeve pas një shtrëngate
po na vjen…!
Kthjellimin mes harresave
të dritës!…
Nuk ta lë.

 

PA KONKURIM

Mbi rrezatimet e tua
gdhihen
përplasjet, të fshehtës
diellore
mbuluar, përtej reve
na derdhen
si një hon si…!
Një oxhak
i ndezur trupave qiellorë
nuk gjendet
kundërshti shkëlqimesh?
Na sundon dhe
na mundon në konkurime
kandidimi
mbi shkrepje flashesh
të një larmie
mendimesh në të pa shpirta
shkrepjet?…
Linin ndriçimet e mundimeve
në drita qeverisjesh
e stisura…?
Në okazion, nuk i duroj!
Shkëlqimet.
Shkëlqimet, derdhen
dhe falin
syt e tu?… M’i fal.
M’i fal ndër
më të fortit rrezatim
kjo harmoni:
Buzëqeshjesh, më mbulo
dhe t’ më zbulojë
qiellin dhe dielli…?!
Sa dritë sa
dritë i dha, frymëmarrjeve tona
nuk gjeti konkurim
as nuk i treti, na i fali
në gjerësi
gëzimesh, më qëndro
dritës?!…
Dritën, ta tejkalosh
në ndjeshmëri
përshtatjesh të sipërfaqesores
nuk mundem
nuk mundem të lundroj
dhe pse qëndroj
dritës…?! Derdhu, si rrezatimet!…
Të kundroj.

 

KONTRASTE

Debatit!…Rranë, si yjet vezullimit të dhëmbeve
Që lakmuan shkëlqimin dhe qëndrimin mahnitës
Të përsosmerisë së fatit, fytyrës… buzëqeshëse.

Si llogaritë pa pretendime zhgënjyen,… ngrohtësinë!
Ato konkuronin hapa të rëndomtë të trotuareve shqetesuese
Që mund të nisnin burimin e jetes mbi një trup
Përzgjedhës, duke lënë shpirtin të sodisë, mbi vezullim!

I madh kraharori; Gëzon mbi zgjime galaktike
Dhe niset të përmbledh meditimin,… mistik!
Na dhemb, na shëmb, faktori jetësor mes përpëlitjeve
Si një e çarë e tokës vullkanike… në zhgënjim!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s