Poezi nga Hrisajvi TUMPA / Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Poezi nga Hrisajvi TUMPA

 

Një frymë dhe një minutë

Vrapoj nëpër erë
orët doriu im
Në shtigjet e së djeshmes
Kali im hiri.
Kohë e skaduar
si gramofon i ndryshkur gërvisht kujtesën.
Trazoj prushin
Qiri i hajthëm që përcëllon
në zjarrin e shuar vlojnë egërsira, ndryshk mijëra qeliza.
Vajtojnë zëra të fshehur
në rrënojat e kohës
dhe nga shega e thatë
një kukuvajkë i flet hënës.
Një frymë kaloi
një puhizë dhe një minutë
një frymë dhe dy minuta
mbretërit e tokës puthin vetveten
në kohën e tyre
dashnorë të përndjekur vdesin të përqafuar.
Mendja u ngjesh prej ankthit dhe zërave.
Kurse unë pa frymë
Kryqëzoj duart
Sa po vonon të agojë?

 

Një natë në qytet

Sapo bie nata
Ulen kurtinat
dhe qyteti i mpirë flet përçart
me një rrënqethje të ngadaltë
si dridhjet valëzore të rinisë së pashuar
friksohet dhe rri zgjuar
duke u thurrur ninulla foshnjave të natës
për vetminë dhe humbjen
për dhimbjen e së tashmes
dhe tmerrin e së ardhmes.
Dëgjo djalosh…
Si kalon koha
në heshtjen tënde!
Zhurmë hapash…
Dëgjo …
në heshtjen tënde çfarë
thotë zemra!
Ngashërime …

 

Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s