Cikël poetik nga Liljana Dhimo (RUÇO)

Cikël poetik nga Liljana Dhimo (RUÇO)
 
 
ËNDËRR-IM
 
Të desha,
Si askënd të desha,
Vështrimi yt
Përjetësisht mbeti
Skalitur në retinë
Edhe portreti yt.
Nuk pati “flutura në stomak”,
Qelizat shndrruar në kokrra rubini-shege
E në vena lëvrinte lëngu i saj,
Në damarë, aortë, zemër e kapilarë…
E mbi lëkurë penel i fluid
Shkruante…ҫ’ka zemra
Kyҫte.
 
Aty mbeti,
Aty jetoi,
Me ҫdo moment të ëndërrt
Duke dashuruar
Ata sy,
Që i putha gjithë jetën,
Vetëm
Me vështrimin tim.
Ndryshimi i mëtejshëm
Mund të kish venitur
Stinën.
 
S’mund të ish më bukur
Vetëm kështu
Ish e imja
Dhe vetëm e imja.
 
Edhe tangua,
Ku ne shkëmbyem
Përhershmërinë e
dashurisë.
Tinguj të magjishëm-tunikë
transparentë prej ajri.
Vetëm kaq
Por ҫdo ditë…
si pikë parfumi
jep praninë e saj.
E njëjta aromë,
E njëjta ndjesi,
Ndjesi turbulluese aq e bukur,
që nuk e sheh askush,
se vlohet brenda meje.
 
E ruaj,
Pa e prekur, e mbroj.
Është dhe mbeti e imja,
E shenjtë,
E pashëmtuar nga ditët,
E panxirë nga netët,
Vetëm e dlirë, nga ardhja e së nesërmes.
 
 
 
MBAS
 
Limiti i të gjithëve është i njëjtë,
Fluturim që dihet se për ku…,
Trajektore e dikujt – një rrugë meteori,
Një tjetër – hark lumineshent blu.
 
Një zemërzi si nata, s’bëhet ditë
Gjurmë mbi ujë …më kot…nuk lihet,
Asnjë lloj arti s’ka efekt…nul,
Sikur erës t’i japësh krehër të krihet.
 
Lum kush dritë le pas vetes,
Sepse dhe hija dritë prej saj mer,
Fjala e ëmbël, e ngrohtë, e mirë
Mbetet epitaf mbi mermer.
 
 
 
MBI TAMIZ
 
Mbi Tamiz dielli grind retë,
Paqja mes tyre …e vështirë,
Herë-herë njëri mbi tjetrin,
Herën tjetër në një flirt të përfshirë.
 
Ndodh kështu, shpesh ndodh
Veҫ një fraksion larg njeri tjetrit hedhur
Dhe befas shkrep një ndeshje magjie,
Mandej …përfundojnë të përkëdhelur.
 
 
 
MBI SUPE
 
Mbi supe hedhur
Vetëm
Një mantel ҫmendurie,
Hapat
mbi driza monopatesh
Qielli kërkonte tri hëna.
 
I largët ish agu.
 
 
 
MËNGJES
 
Mëngjes
Një vetull diell
Me frymë drite pikturuar,
Marramendësisht
Mbështjell natyrën
e depërton
me delikatesë hyjnore,
në ҫdo qelizë që botës i përket.
 
Të dashuruarve
sytë u reflektojnë
gjithҫka të drittë.
 
 
 
Nuk mjafton
 
Nuk mjafton, jo nuk mjafton
Për ju fëmijë
As kjo,
As e përtejmja.
Edhe sikur ҫdo ditë,
E as një ҫast të mos reshtë…
 
Por,
Ndodh,
Ndodh,
E pastaj…
Ngjyrë perëndimi mbulon sytë
Edhe fytyrën,
Atëhere
Kur ?
 
…atëhere kur ne
Ju kursyem dashurinë.
 
 
 
NË AVION
 
Aty ku ndjehesh afër Zotit dhe yjve,
Ku mendimi
Me krahë galaksie
Kalon shpejtësinë e dritës,
Ngre krye ndaj një parimi,
Mijra flutra
E rrëzëllitëse,
E mijra bletë zhurmëlehta,…
 
Por një zhurmënajë marramendëse
e formuar,
Në të paformën
Mbështetëse të gjendjes.
 
Tashmë mijra metra mbi
planetin e dregosur.
 
 
 
PSE?
 
Pse vallë
janë kaq të bukur trëndafilat?
(e tillë është legjenda “PSE?”)
Dy të dashuruar diku,
Flisnin vetëm me sytë e tyre,
Dhe fjalët
nuk u a mori era,
Por toka,
Që më pas
Në bimë u a ktheu…
 
Ajo mike e mirë
I ushqeu ato fjalë,
Pa u kursyer
transformimin,
mrekullisht lindën bisqet,
(midis nesh: syfjalët
Ishin të sinqerta,
veҫ kish diҫka
enigmatike!)
 
E midis bisqeve,
U mpleks e kalamend
Dashuria,
Në endjen e butësisë së
petaleve ngjyrëmjalta,
Analogji e rrëmbimit të puthjes…
Këtë vibrim magjie
i fali toka dashurisë.
Trëndafilat plot jetë
e ngjyra,
 
Po gjembat?
Përjetësisht mbetën
Si pikpyetja mbas fjalës
“pse”.
 
 
 
SIKUR
 
Sikur mbi ҫdo gjethe
“të dua” të shkruaj,
Nëse libër s’bëhet
Nuk ka rëndësi.
 
Dhe era tekanjoze,
Pafundësisht të luajë
Në zemër një gjeth mbetet
…Aty ku je ti.

One thought on “Cikël poetik nga Liljana Dhimo (RUÇO)

  1. Shpirti krijues i mesueses time qe shkelqen gjithmon zgjuarsia embelsia dhe edukata e lilit ishin te rralla 🙏🙏e kujtoj me nostalgji kohen e bukur te shkolles kujtoj Oren e fizikes. Me krijusen mesues en lulja a
    🙏🙏🙏

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s