METAFORA SI UNIVERS I LIRISË DHE SHPRESËS NË KËNGËN POETIKE TË QAZIM THACIT / Nga: Vasil TABAKU

METAFORA SI UNIVERS I LIRISË DHE SHPRESËS NË KËNGËN POETIKE TË QAZIM THACIT

Zëri I tij si poet vjen me qiejt dhe mallet e Kosovës, është një zë I thellë, tronditës dhe tepër njerzor, I gurgullueshem si lum dhe I mbushur me jone drite.Poeti Qazim haci është kështu nja bard I mrekullueshëm, që fjalën e ka shëndrruar në hapsirë ku jeta ndjehet e plotë, e fuqishme dhe me gjithë ngyrat e sat ë dhimbjes , dashurisë dhe shpresës, protestës dhe thirrjes mbi shpinën e murrëtyre të Kosovës. Qazim Thaci si poet troket me mjaft guxim në portat madhështore të poezizë shqipe si një krijues me timbër të vacant orgjinal dhe premtues . E pra kështu fjalëzon plot art dhe dashuri, plot shpresë dhe dritë poeti me vlera unike Qazim Thaci. Ai padyshim është një zë që duhet dëgjuar, është një këngë që duhet vlerësuar është një zjarr që nuk duhet lënë për tu shuar, sepse meriton gjithë vëmëndjen tonë për artin dhe dritën që shpërthen brenda fjalës së tij si poet.Libri I tij “Kur zgjohen metaforat” është një manifest poetik me shumë mesazhe dhe dritë ku shpirti I madh dhe I bukur I poetit shpalos dimensionet e vërteta në Kosovë dhe më gjerë. Këtu spikat qyteti I tij I zemres Prizreni si një metaforë madhshtore, ku jeta frymon me gjithë përmasat e saj mitike dhe modern.Poeti di të sjell në vëmëndejn e lexuesit të nderuar, situate mjaft dramatike dhe të ndezura, passion liorie dhe dritë. Ai ndërton me art profiling martir të Kosovës dhe njerëzve të saj heronj që sakrifikuan gjithcka edhe jetën për Atdheun e shenjtë. Qazim Thaci shpërfaqet kështu si një poet mjaft dimensional dhe me frymëmarrje të gjerë, plot shpresë dhe forcë, plot ëndërra dhe dritë.Padyshim një autor I këtyre përmasave do të thot vërtetë shumë për lexuesin pse jo edhe për studiuesit, për historinë dhe lirinë.Qazim Thaci mendoj se është mjaft I ndërgjegjëdhëm për misionin e tij poetic dhe atdhetar, njerzor dhe artistik.

POEZIA SI NJË QIELL DASHURIE DHE DHIMBJEJE

Në gjithë shtrirjen e rrafshit poetik të Qazim Thacit, ka shumë klithma, shpresë dhe dritë, aty është me të gjitha përmasat Kosova, lufta për liri dhe shpresë është Prizreni I poetit dhe zëri I tij I mrekullueshem ku shquhet leht dhimbja dha dashuria për lirinë dhe njerëzit. Poeti hap kraharorin dhe vë zemrën në dorën që I dridhet duke kënduar me forcë dhe ëmbël për shpirttin e madh njerzor dhe Kosovën, për Prizrenin dhe ëndërrat e mbetura pezull në qiellin blu.Poeti ndërthur me art situatat poetike me ato te luftës për liri dhe drejtësi.Ai konfirmon bindëshëm se është një autor I vlerave atdhetare sociale dhe lirike…

I them Atdheut, Albulenës e Gresës.
Poetët nuk i vrasin, luftëtarët si merr plumbi.
Orë e pikëllimit, duket sikur me Sazanin mat
Dritën e ditës së Bartolomeut shqiptar.

Nuk mund të mendohet poezia e Qazim Thacit pa dimensionin e lirisë dhe sakrificës së madhe të heronjëve të Kosovës, ndaj natyrshëm lexojme apologjeun poetik të tij për Atdheun. Në gjithë këtë performancë poetike të fuqishme, ndjehet zemra e madhe e poetit, ndjehet pulsi i fuqishem atdhetar si dhe dashuria e mrekullueshme metaforike pa kufij…Qazim Thaci është padyshim edhe një shqiptar i madh dhe me vlera të larta shpirtërore.Kosova Martire dhe tempull i lirisë është brenda shpirtit të bukur të poetit është brenda zemrës së popullit dhe gjithkujt, Kosova është krenaria dhe dashuria, shpresa dhe ëndërra e bërë realitet.
Kosova është kënga e parë dhe e fundit e fisit tim
Është kënga dhe zëri që vie nga lashtësitë…
Që në fillim dua të thëksoj vokacionin e vecantë dhe tepër shprehës të poetit Qazim Thaci, ai e ndërton poezinë e vet mbi ngjyrimin metaforik të figurës por asnjherë nuk harron që në vargje të vendos me mjaft delikatesë dhe elegancë shpirtin e tij të madh e të bukur poetik dhe njerzor.Unë dua të theksoj anën e vecantë shprehëse të ketij poeti me dritëzime magjike të ëndërrës dhe shpresës, Ai është kështu një ligjërues poetik mjaft orgjinal dhe i ndjeshëm,vargu itij i gjat dhe tingëllues e sfidon monotonin dhe prozaizmin sepse në bendësi të tij është ama poetike e poetit, është fjala e tij e mbushur plotë dritë dhe jone shprese. Mendoj se kemi të bëjmë me nje poet shumdimensional dhe tepër i kuptueshëm.Qazim Thaci karakterizohet nga larmia e figuracionit dhe metafora e nukur, e gjetur dhe e vendosur në vendin e duhur. Nuk ka tepëri por as zgjatje të panevojshme, ai është kështu një poet mjaft koncizë i matur dhe pa dyshim i talentuar.Poeti karakterizohet nga një shpirt mjaft atdhetar dhe me përmasa kombëtare. Në poezinë e tij të bukur është Kombi , është Atdheu, është Shqiptaria, është drita dhë liria. Një poet i këtyre përmasave patjetër që meriton respekt dhe nderim, njëherësh ai duhet vlerësuar për artin e tij të bukur poetik, për fjalën e sinqertë dhe dashurinë e madhe, Ai është sa atdhetar, aq dhe poet, sa intelektual aq dhe njerëzor, sa i sinqert aq dhe i dashur, i afërt dhe komunikues…Në shumicën e krijimeve poetike të Qzaim Thacit dominon metafora, natyrisht është e pranueshme dhe e justifikuar, ndërsa nuk mund të themi se poeti nuk e justifikon këtë drejtim të tijin poetik. Ai e vlerëson dhe e ka shëndrruar metaforën në një mjet të madh ndërtimi për poezinë e tij, duke i rritur vlerat artistike dhe shpirtërore në pëmrasa të mrekullueshme.

LIRIKAT SI NJE DIMENSION I SHPIRTIT PORTIK

Edhe kënga ka pak gëzim e dhembje
Për afshin e saj të dashurisë
Mali ka lisa që i ngjanë asaj
Mali ka zogj që kanë këngën e sajë
Plot tri dekada pikësim dashurie
Mas vogëlsinë time më lartësinë e sajë

Poeti ndërton me mjaft pasion një univers të ri lirik, ku shpirti i tij rrebel rend nëpër qiejt dhe malet, nëpër lumebnjtë dhe lëndinat për të shpallur dashurinë si një ligj i jetës dhe ëndërrës.Nëpër ndërgjegjen e tij poetike Qazim Thaci nuk ka dallime, ai është vërtet një bard i madh por edhe një këngëtar elegant dhe plot jehona.Lirizmi në ligjërimin poetik të Qazim Thacit është një mundësi shprehjeje mjaft e lartë dhe tepër domethënëse.Poeti ka ditur me mjaft mjeshtëri ti shmanget prozaizmit dhe tejzgjatjes duke e prur lirikën në ato vlera që rrallë e gjmë në poezinë moderne bashkëkohore, ku shpesh ka mjaft abuzime.Poeti ndërthur me art dhe teknika inovative shpirtin me të bukurën, pasionin me dritën, mallin me ëmbëlsinë që fal dashuria.Ai e ngre edhe veprimin më të thjesht në një art poetik tepër mbreslënëns.

Sa kohë duhet deri në rilindje
Pranvera të freskojë
Si dhuratë Shpirtin Anteu,
Ende shëtit në Akropolis
Për të dashur tinës vashën …

Ndërmjet dashurisë dhe realiteti, ëndërrës dhe fjalës, magjisë së fluturimit dhe dritës poeti ndërton ura lidhjeje të jashtëzakonshme, ku magjikja shëndrrohet në reale dhe bëhet e prekëshme, e ngrohtë, njerzore dhe mitike.Qazim Thaci ka në brendësi magjinë e ngjizjes poetike tepër të lart që do ta kishin zili edhe poetet me në zë. Poeti është mjaft i matur dhe profesional.Fjala për të është si guri i themelit ku pesha fhe bukuria padyshim kanë vlerat e veta unike dhe determinuese.Poeti na befason sa me orgjinalitetin e vet aq dhe me vecoritë tipike ligjëruese, ku shquhet qart kultura e tij nga gurra e popullit dhe eposit të madh epik.Qazim Thaci ndërto me mjaft mjeshtëri situata poetike mjaft të bukura, befasuese dhe plot nostalgji.Poeti është mjaft domethënës dhe i lexueshëm por edhe i drejtpërdrejt, pa teprime dhe spjegime, pasi dihet mirë se poezia nuk e pranon spjegimin apo komentin nga autori.

NË VEND TË EPILOGUT

Dhe në fund, unë doja me patjetër të deklaroja Qazim Thaci, është një poet me dimensione të vecanta, tepër i lexueshëm dhe shprehës. Ai është padyshim një mjeshtër i metaforës poetike, duke i dhënë asaj vlera vërtet unike në përdorimin poetik.Autori shquhet padyshim për vokacionin e vet të lart atdhetar dhe me shpirt të madh shqiptarie, njëherësh ai është edhe këngëtari i bekuar i lirisë dhe ëndërrës së Kosovës martire. Aty janë zërat e heronjëvë të lirisë dhe paqes, janë shpresat e mëdha, është Kosova dhe Prizëreni është Pshtriku dhe gjithë hapsira atdhetare.Autori ngre me mjaft kujdes edhe piedestalet për njerëzit me vlera të artit dhe jetës.Një autor me këto përmasa është patjetër tepër i lexuar por edhe i pranishëm në ndërgjegjen tonë shoqerore, morale dhe kombëtare.Qazim Thaci është kështu një nga poetët tani shqiptar që meriton falenderim, vëmendje, respekt dhe vlerësim maksimal, si një lëvrues mjaft i sinqert, i guximshëm dhe i talentuar i artit poetik në gjuhën e bekuar shqipe.trokitja e ti në portat e Poezisë Moderne Shqipe është mjaft e mirpritur…

 

Nga:  Vasil TABAKU

Tiranë nëntor 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s