Kalendari poetik: Kikuo Takano (1927-2006) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kikuo Takano

Kalendari poetik: Kikuo Takano (1927-2006)

Poet dhe matematikan japonez, u lind më 20 nëntor 1927, studioi për agronomi, por qe më i madh si matematikan, si poet edhe më i madh; fitoi çmimin Attilio Bertolucci në poezi. Ndjekës i rrymës surrealiste dhe Martin Heideger-it në filozofi. Ja njëra nga poezitë që kam prej tij:

KËTU GJEJ KRENARINË TIME

Diçka është thyer tek unë.
Jam si një orë e ndaluar
pak pasi e kanë kurdisur,
si një pjatë e thyer, që s’bëhet si qe
edhe pse
ia ngjit copat me kujdes.

Diçka është zgërlaqur tek unë.
Si në një tubet paste dhëmbësh
që s’nxjerr gjë
sado ta shtrydhësh,
si top ping – pongu i shkelur
që s’e mban dot në lojë
as lojtari më i mirë.

Ka plot gjëra copë copë
qysh në fillim, pa shkak të dukshëm, tek unë:
çadra që s’rri hapur, violina
e thyer dhe sandalet me rrypat e këputur,
rubineti i çezmës që ka ngecur, fyelli
që fryji sa të duash e s’nxjerr tingull,
ja, qe mangut edhe llampa e djegur.

Megjithatë s’më lëshon zemra,
inati s’më rrëmben, veten si dikur
s’e mundoj, madje uroj
sa më tepër gjëra të padobishme të kem,
mes tyre shtypur e zgërlaqur të jem
e në këtë krenarinë time ta gjej.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s