Kapitulli III – Ëndrra nga një flirt / Shëputur nga romani në proçes i autores Lela Kokona Dardha

Ëndrra nga një flirt

 

 Shëputur nga romani në proçes i autores Lela Kokona Dardha

 

Kapitulli III

Shpërthimet kërcënuese të tërbimit të atij kanibali hitlerian, mizor, bëri që me zjarrin e tij shtazarak të trembete Belën deri në palcë si një fëmijë. Ajo vazhdonte të ecte me një hap të shpejtë .Jehona e bisedës së Timit, e fshikulluar nga pasioni i pashuar i tij për të zbuluare padurim ” misterin”, të arritshëm plotësisht real, e shoqëronte në pafundësi.Kujtonte kundërshtitë e bisedës: -” Jo Timi, pasioni yt buron nga temperamenti, bota shpirtërore, e cila qëndron në skaj të kundërt me atë timen. Ti njeh si dashuri vetëm ” misterin “, ndërsa unë përkundrazi, njoh si dashuri timen “ruajtjen e misterit”, të cilën ti e quan kënaqësi demoniake.” Ëndërroj një dashuri të pastër, të qëndrueshme, të përhershme, një dëshirë të zjarrtë për të shkrirë në një të vetme Belën me Timin, por,-një heshtje,-..por pa erotizëm.
– Kështu don të shtysh kufijtë e njohjes Bela? Duke shtuar frytet shpirtërore vetëm me ” joshje”? Kjo, po të them edhe një herë, është kënaqësi demoniake. -Mosbindja i dhunonte shpirtin atij, i krijonte probleme për zgjidhje. Ajo dëgjonte ende si jehonë bisedën e tij e cila i ngjasonte një shushurime, si ajo zhurmë e vijueshme, e lehtë dhe e ëmbël që bëjnë gjethet kur dridhen nga era, apo ato ujëra kur rrjedhin shtruar në zhurishta e nëpër gurë. E lodhur nga nervat e tendosura dhe shpirti i plagosur, u ul në një stol të një parku të gjelbëruar. Nga pas ndjeu hapa të kujdesshme .
– Bela! Pse ike ashtu si furtunë? Unë nuk doja të bëja skandal,të lash të ikje.
– E pash. Po atë skenë skandali që bëri ai demon si e durove?
– Nuk po të kuptoj, përse bëhet fjalë? Flit më qartë të lutem! – fliste habitshëm Timi.Belës nuk iu duk e arsyeshme tashmë të vazhdonte bisedën.U bë një heshtje e gjatë. Ai Qëndronte ulur në stol duke trokitur pa pushim telefonin me thonj,në mënyrë të pavullnetshme, sikur do të gjente akordet e ndonjë muzike.Mendimet vërtiteshin rreth tij,i trullosnin kokën si një ujvarë e zhurmshme.
-Bela, më beso,nuk kam parë asnjë veprim të ulët të të bëhet ty,asnjë demon ,siç e quan ti.-Stuhia e nervave u fashit pak nga pak duke kaluar të dy në një zymtesi të thellë.
Tashmë e harruar nga vetvetja, e zbrazët në shpirt, ndjehej e vetmuar me një zemër që rrihte brenda folesë së djegur ,me një vel ëndrrash.
-Po jetoj pa vetëdije mbi ujërat e turbultulla të kohës,- prishi heshtjen Bela.- Mendoj se kjo botë apo, kohë e mbrapsht, nuk më përket mua.Nuk mendoj se do të formësohem ashtu siç e dikton koha në këtë kaos e tretur në pakuptueshmëri.Nuk mund të gjej rrugë tjetër në mënyrë të magjishme që të ndriçojë këtë terr të natës të shpirtit tim të zhuritur, duke kumtuar në mënyrë të pavetëdijshme. Më duhet të flak jashtë karakterin tim të kultivuar e ruajtur me aq kujdes.- Fliste mes dridhjesh që e preknin thellë Timin.
-Deri tani Bela, më pëlqenin aventurat shpirtërore ndoshta dhe të rrezikshme që mund të më ndiqnin dhe në ëndërr, por shpejt velesha prej tyre. Ndërsa me ty ndodh ndryshe zemër. E shikon që nuk jam i rrëmbyer ,i paduruar, përkundrazi,s’ jam ngacmues mizor apo tundues i paskrupullt nga kërshëria e zjarrtë duke mos qëndruar tek asnjëra prej tyre përgjithmonë, por vetëm tek ti Bela. Jam si tjerra e lëmshit, e cili ka nisur të zgjidhet.
– Timi, pikërisht ai hapi yt i qetë, i qartë, i sigurt ne rrugën të zgjedhur me kujdes, me atë formën e çiltërsisë, më bëri për vete mua, jo me këto rrokullisjet të rrëmbyeshme që demonstron tani. Brenda saj ekzistonte një det i heshtur ndjenjash. Mbante një dashuri të fjetur. Ai ishte bërë zotëruesi i zemrës saj.
– Ndërsa ti, po më bën të mendoj papushim, më ke bërë të ndjehem si i mallkuar, që vetëm të ëndërroj përjetësisht. Kënaqësinë ma ke kthyer në çakërdisje. Të jem një endacak që regëtinë duke të ndjekur e shpresuar papushim .Po më jep një thumbim pakënaqësie të përhershëm të shpirtit e cila po më raskapit.
– Si? Pse flet kështu Timi?
– Ti ke hyrë në zemrën time dhe je bërë e shtrenjtë, por nganjëherë më shfaqet në një mënyrë si të them, një “tiran” brenda vetes që më pëshpërit.
– Çfarë të pëshpërit Timi?- heshtje.- Më thuaj të lutem, çfarë të pëshpërit ai tiran? Ai uni yt?
-Jo, nuk mund ta them, jo!
– Pse? Do të më lëndojë?
– Po, dhe më keq ndoshta.
– Ëhë, qenka ndoshta zëri i ndonjë demoni pakënaqësie që e shtynë.
– Ai, nuk është adhurues i pafundësisë Bela.Më tingëllon ai zë i mprehtë papushim si…
– Çfarë si?
– Hë, më duket vetja sikur ndjehem i gjunjëzuar,me kokën nën atë objekt të tmerrshëm të quajtur ” gijotinë” ,e nga çasti në çast kokën time do ta shkëpusë me lehtësi nga shpirti.- Ankesa e tij dukej tronditëse. – Më jep hidhërim të zemrës, klithma shpirtërore, të cilat më sjellin vuajtje, kur e mendoj atë thellësi errësire ku mund të futem. Do të ishte një asgjësim i shpirtit tim.Më detyron të bëhem një gjyqtar i përjetshëm.
– Timi, këtë gjendje mund të ta sjellë ” demoni i pakënaqësisë” dhe jo unë .- fliste Bela me ton prekës dhe emocionues.
– Jo, vijnë nga bashkësia e ndjesive, nga shqisat e panginjura. Janë pasionet e shpirtit të cilat janë në progresion rritës, apo dëshira zhuritëse e shpirtit qelibar.Ose më mirë po them “asgjësim i shpirtit”, dikur lundërtar i guximshëm i shpirtrave – fliste Timi me shpirt e nerva të tendosura .- I hodhi vështrim zhbirues në sytë e saj të trishtuar.- Të lutem Bela! Kështu do të vazhdojmë ne? Më thuaj një fjalë! Mos më vrit me atë shikim!
– Mëso të lexosh dhe heshtjen, – ngulmonte Bela.
– Po, e kam lexuar gjithmonë heshtjen tënde, është i njëjti tekst. Ti je një imponuese Bela.Mos harro se, jo gjithkush ka për të shtrënguar fort pas vetes si një e shenjtë.
– Do ta ruaj dinjitetin e fisnikërinë deri në fund,- vazhdonte ajo.- Kjo kohë me ty, ishte një durim pritjesh, një dhimbje, një pendim ndjenjash. Më kthe buzëqeshjen Bela, të lutem!
– Ndërsa unë humba se besova shumë verbërisht në dashurinë e vërtetë shpirtërore.U bëre zotëruesi i zemrës time.Thura ëndrra të bukura. U mëkova me shumë shpresë se dashuria e sinqertë nuk ka fund.Kjo fije shprese thuri ëndrrat e mia që sollën zhgënjim.
– Epo kjo rruga për të ardhur tek ti, ishte e gjatë pafund dhe vështirësitë, pengesat e bënë të paarritshme për mua, edhe se ishte e vërtetë e sinqertë.Ndjenjat e mia janë më të forta se arsyeja jote.- vazhdonte të fliste Timi.
Bela mund të fluturonte lehtë dhe të strehohej në zemrën e tij ,por e kapur kundër vullnetit të saj, do ti shpëtonte shtrëngimit, do të zhdukej përpara se ai të thithte aromën e saj.Mendonte dhe i shkëpuste vështrimet.Përballja me shikimin e tij lutës i vështirësonte gjendjen shpirtërore.
-Sidoqoftë, mendoj se vetëm një femër e cekët do të ishte dorëzuar në një segment të shkurtër kohor.Po deshe prano të të sfidoj tërbimin tënd.- Qëndroi ca çaste në këmbë,bëri disa hapa përpara tij.Tashmë i duhej të shmangte nga mendja dashurinë dhe pikëllimin për të.
– Po ikën Bela?
– Po!
– Po më lë kaq lehtë zemër?
– Sigurisht që jo lehtë, por po të lë.Pluhuri i harresës do ta fshij dashurinë tonë.- Largonte me dhimbje sytë prej tij.- Kjo ishte një dashuri e komplikuar ,e vështirë për mua.
– Ti, i ke interpretuar gjithmonë keq ndjenjat e mia në mendjen tënde. Nuk arrite për kaq muaj të më lexoje ndjenjat, zemrën, mendimin. Ndjesitë e mia janë magjepsur pas teje.- filloi të bënte një frymëmarrje të shpeshtë që po e trëmbte Belën.
– Bela, pse nuk më sheh në sy? Se kupton se të dua marrëzisht?
– Ajo kishte frikë se po binte në tundimin e tij.Spo kishte besim tek vetja.
– Të lutem lexo në sy zemrën time.Shpirti i saj po lëngonte nga heshtja.Mos i interpreto keq ndjenjat e mia të sinqerta. Ti je një vajzë e ndershme pa përvojë , por jeta e tillë është ndërtuar Bela !
– Ngriti kokën lart , sytë i përqëndroi e vendosur. Nuk do ti lëvizte dhe as nuk do të lotonte, duke dashur të mbante të fshehtë ndjenjat e saj që po i tradhëtonte në mënyrë të vetëdijshme.
– E shikoj që të ka pushtuar ankthi i pavendosmërisë.Ti po dridhesh e tëra.
– Ty të drejtojnë ndjenjat dhe jo arsyeja,- shtoi Bela duke i mshuar zërit .Mos i ushqe më vetes iluzione.- Ajo po i sillte vuajtje, trishtim në shpirtin e tij.
– Bela, mos lejo që zhurma e mendimeve të njerëzve të tjerë, qofshin prindër,të shurdhojnë zërin tënd të brendshëm! Ky pasioni i ndershmërisë deri në torturë, ndikoi në shndërrimin e dashurisë tonë që i mbajti përherë të tendosura mardhëniet tona.Mbetem i habitur nga kjo ndershmëria jote, ky virtyti yt shpirtërorë ishte i rëndomtë me rregulla të ngurta që i dhanë nxehtësinë e zjarrit ndjesive tona e më pas shuarjen .
– Ndërsa ty Timi, të dha instikte të dhunshme, të cilat përhapeshin si flakë sikur doje të më përpije .
– Është i mahnitshëm ky mendimi apo konkluzioni yt.Pasioni i dashurisë nuk shuhet asnjëherë Bela, ashtu si dhe ndershmëria, karakteri.
– Ndershmëria, sinqeriteti , për mua janë virtyte , janë tharm i nevojshëm për jetën shpirtërore.
– Për mua është një dogëm morale pasioni i ndershmërisë.Po, ishte një kundërvënie e dashurisë time të vërtetë. Bëri të të largonte ty mjeshtërisht, si një fajkua, që turret me siguri të pagabueshme nga qielli, nga ato lartësi të pamatshme,duke më lënë mua si bufi në errësirë.- fliste Timi dhe vështrimet e tij tejshponin si rreze sytë dhe zemrën e saj duke depërtuar gjer në imtësitë më të thella të organizmit .
– Për mua, është kushti jetësorë, parësorë i domosdoshëm.
– Për mua, ajo sjell një varfëri shpirtërore te njerëzit.Mos mendo se qëndron më lartë se unë, nga shkalla e gjykimit po them.Nuk heq dorë asnjë grimë nga ajo që thash.- Ai nuk po përmbante dot më durimin .
– Tani po e nxjerr veten një psikolog të lindur? Mos të duket vetja se je një aparat i ndjeshëm i meteorologjisë së shpirtit?
– Ty Bela, ankthi dhe druajtja nuk të lënë të respektosh ndjenjat e tua. Dashurinë e sheh si një shëmtim i lakuriqsisë.Sinqeriteti yt jo i plotë,nuk ka asnjë vlerë morale.Kërkon të zhvasësh dashurinë me lajkatime, me joshje në mënyrë të pandalshme. Çdo gjë e fshehtë, kërkon forcë për ta zbuluar, këmbëngulje. Ti ske ndërgjegje të shpirtit.Ti shfrytëzove natyrën time dashamirëse,gazmore,i arsyeshëm, jo mizor. Nuk veprova me dhunë spartane kundër dëshirave tua. Më prishe qetësinë shpirtërore,ma gërryeve në mënyrë të ngadaltë e të pamëshirshme , më varfërve shpirtin. Më bëre të jem i urryer, fatkeq vetëm për të ruajtur atë ” ndershmërinë” tënde e cila nuk di sesa kohë do të qëndrojë e tillë duke mos njohur më asgjë veç saj.Ti nuk di se çfarë bën e çfarë ruan e çfarë dëshiron me ato ndjenja të akullta pa ditur se çfarë të kënaq në mënyrë të vetvetishme.Ke një urtësi hijerëndë të mbërthyer në një ide fikse absolute, tamam një virgjëreshë mizore për të mbetur e paarritshme duke sforcuar ndjesitë e tua jetësore, në kuptimin më të plotë të saj.- fliste Timi nën pushtetin e një angështie.- Pastroje vetëdijen tënde Bela! Mos braktis gjithçka ! Je varfëruar shumë duke qëndruar larg njerëzve, je bërë vetmitare vetëm për të ruajtur atë ” të shenjtë” .
– Po, ai është qëllimi im në vetvete,kënaqësia ime vetjake.
– Je një egoiste e përsosur.Je një virgjëreshë, mjaftë e përshtatshme për tu bërë murgeshë.I mban mjaftë mirë ndjesitë jetësore të tkurrura, për të mos qenë e lumtur. Kjo vjen vetëm nga pasioni fanatik i dëshirës për ndershmëri, një kërkesë e pashuar dhe e rrezikshme që na solli këtë konflikt shkatërrues, duke mos njohur tolerancë, mirëkuptim si gjithë qeniet njerëzore të kësaj bote.Qëndron stoike përballë ligjeve të botës njerëzore, , duke u pozicionuar në skajet fundore të çdo llojë ndjesie. Ti je vërtetë heroina tragjike e shpirtit. Bela, e di ti se kuptimi i jetës është më i madh se vetë jeta? Mban një qëndrim të detyruar kundër gjithçkaje. Je ngujuar brenda atij tempulli shpirtërorë,brenda asaj teorie, e gozhduar në ruajtje të ashtuquajturës ” ndershmëri” fasad.Je një fodulle në karakter e në bindjet e tua. Ti nuk arrin të njohësh vetveten ,ktheje një herë atë sëpatë nga myka.
– Ti, pëlqen liri të pakufizuar dhe pavarësi të shfrenuar.- fliste e skuqur dhe e papërmbajtur Bela.
-Jo, po të jem si ti Bela, i ngurtë siç je ti, i lidhur pas parimeve, i murosur brenda atij koncepti fshataresk. Flake tej një pjesë të unit tënd me besim se gjithçka do ndryshojë.Çlirohu nga ndjesitë e ngurta, mendimet e vjetra! – E tërë qenia e saj u trondit nga humbja, shembja e besimit me uturinë nga marramëndja. Tërë ngrehina e bindjeve të saj u shemb që nga themelet.-Lëre jetën tënde të marrë tjetër kuptim në të ardhmen, ndryshe, ti do ta plagosësh rëndë e plotësisht shpirtin tënd, e cila nuk do të mbyllet lehtë.- fliste Timi i përshkruar fundekrye me një zjarr e dhimbsuri shpirtërore të cilat i ngjasonin një goditjeje rrufeje.
– Timi, ti duhet të çlirohesh nga dyndja e ndjesive të rrufeshme. Dil nga lëkura jote.Të bashkojmë zemrat njëherë e pastaj trupat.
– Jo zemër e brishtë. Ti lufto të mos i nënshtrohesh kësaj forme të menduari, e cila të nxjerr jashtë natyrës njerëzore.Qëndro në luftë me demonin tënd Bela!
– Jo Timi! Ti, sa vjen e bëhesh më i zjarrtë,më pak tolerant, më i rrëmbyer, më kaotik.
– Jo, të bëhem si ty . Të ndrydh pa mëshirë ndjenjat e mia, të muros energjitë, apo ti vë maskë fytyrës time shpirtërore, për të mposhtur afshin e parë të dashurisë së sinqertë ?Sipas teje, unë duhet të bëj uraganë shndrimesh, çrrënjosje të shpirtit? Të flak në mënyrë rrënjësore çdo gjë shpirtërore? Atëherë po të flak dhe ty..Ufff,nuk arrij të të kuptoj! Të ndryshoj ndjesitë …? Vërtetë nuk e kuptoj këtë logjikën tënde!- shpërtheu fuqishëm zëri i tij shoqëruar me lëvizje krahësh të shtrirë për forcë zakoni, për lutje drejt Zotit.Të lutem, më thuaj se çfarë është dashuria sipas teje?
– Dashuria? – heshtje për pak sekonda, – është ndjenjë, premtim, sakrificë, pasion, dritë, …
– Ëhë, vazhdo Bela, bukur! Energji, iluzion. Ka dashuri pa erotikë? ..po frikë? Ajo dritë që the ti, mund të fiket një ditë dhe nuk ndizet më. Të kesh dashuri, do të thotë të kesh shpirt të dlirë …- fliste Timi me zë të dridhur …

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s