Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Brigjeve të shpirtit
 
Më tregoni se ku fillon e mbaron ura e vetmuar
e heshtjes,
çfarë brigjesh lidh,
çlumenj kujtimesh lundrojnë poshtë harqeve të saj
e çfarë ëndrrash fluturojnë sipër qiellit
përpara se të arrijë tek dashuria.
 
Valët poshtë këmbëve turfullojnë
zemërimin e ujërave,
por dinë dhe të flenë stinës së nxehtë
në gji shkëmbinjsh.
 
Unë mbetem kontureve të saj
djegur gishtërinjtë nga cigarja e harruar,
më mungon puthja e dikurshme,
duart prekje,
në mes të kësaj ure
që shemb e ngre dy brigje.
 
 
 
Nuk e di
 
Unë nuk e di, përse..?!
Dashuria ime!
Zemra ime!
Është gjithomonë kaq besnike
ndaj jush.
 
Mësova si të doja
e të të dua sërish.
 
Zemra ime duket sikur prek qiellin
drithëron muzgut të rënë
kapet pas një ylli vezullim,
humbet fëshfërimës së pyllit
e shkëlqen dashurish.
 
Ëndrra ime!
Aspak s’ndiej pendim
Ju, rendni nëpër natë si fryma
përshfaqni vegime të tjera
e unë si përherë
me krahë të stërgjatur
të prek fillin e imazheve të heshtura.
 
E kur dyert shpesh më mbyll
në shtëpinë ngritur në kodrinën e akullt
Unë pres ardhjen e pranverës
që tjetër dritë të ngrohë
e tjëtë lule në shpirt të lulëzojë.
 
Ndërsa ju…
Ah, ju!
Shkriheni me rrezen e parë
e mblidhni arin e purpurtë të rrezeve
për të shkruar gërma të ndritshme.
Një epokë të re,
në një zemër të re!
 
 
 
Pyes
 
Të pyes për dashurinë
e ti nuk gjejni dot anjë fjalë.
Sa i bukur më dukesh
si ylli që bie mbi dhe!
 
Ndjek rrjedhën buzë lumit,
përhumb luginës ujë shumë .
 
Unë përsëri ndihem e lumtur
e di që do rikthesh sërish.
Kërkoj në bar grepin e humbur
të qep çantën e mallit
me pakënaqësi delikate.
 
Në perëndim shikoj kodrën
për të zbuluar, ku dielli shkon për të fjetur.
 
Ndoshta arrin gjer në fund të zemrës
e bëhet lëmsh i zjarrtë,
të shkrijë borën e harruar nga dimrat,
e të kthehet rrëmbimthi në dëshirë e zjarrtë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s