SHUAMA MALLIN, NESËR! / Poezi nga Hana Xhihani

Poezi nga Hana Xhihani
 
 
SHUAMA MALLIN, NESËR!
 
Erdha…
malluar,
si ëndrrat që shembin natën,
kur qielli i errët shuan yjet
dhe malli i mbledhur brenda shpirtit tim
kërkon të ndriçojë çdo rrugicë.
Erdha…
aty ku flladi më ledhaton,
aty ku drita e diellit më ngjyros,
aty ku magjia e hënës diç më pëshpërit,
aty ku pika e ujit më kthen pas,
aty ku vështrimet më dehin
dhe brenda trupit tim ëndrrat çelin
të çiltra,
të bukura,
të pafajshme.
Erdha…
aty ku përkunda dashurinë,
aty ku puthja më shëronte,
aty ku humba gjithçka…
aty ku loti mori rrugë,
vaditi shpirtin e tharë,
aty ku dridhjet e zemrës pickonin
arteriet të çoroditura
plot nota vaji,
plot klithma kujtese.
Do të iki…
me zë të mekur do të them:
-Lamtumirë!
Zër’ i heshtur do të pushtojë hapësirën.
Nesër!?
Larg teje ëndërroj
të rikthehem!
Po iki…
Ti
pritmë,
të lutem!
Si këtë herë…
Shuama mallin, nesër!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s