Poezi nga Agron Shele

Agron 1

Poezi nga Agron Shele

Përmetit

Pragu i qytetit tim fle mes mjergullash
e hap 1000 dritare
një për çdo ditë
atë të lumit që rend harbuar për mijëra vjet
e fle stenave në ditët shkëlqim,
turfullon në ditët trazim
rrëmben nganjëherë dhe pafajësinë jetë
ngjirizeve më të thella e flijon
si prore të fatit e rrjedhës vërshim.

Tjetër vështrim ngrin tek një shkëmb
aty ku Premti ngriti kështjellën e fundit
që dyndja barbare nuk arriti kurrë,
se krahët pellazgjikë flatrat shtrinin
fluturonin nëpër kohë, zjarrit dhe stuhive
laheshin në gjakun e djepave të lindur
e nga djepi i tyre, sërish do rilindnin.

Pastaj shekujt
në çdo gjurmë myshku lexohen
nga kryzoti i trimave Pirro,
që drejt Antigonesë shkonte
të paracaktonte fatin e orakujve të Dodonës
se në jetë të jetëve
mes lumit dhe shkëmbinjve thikë
e nesërmja do jetonte
në përkrenare triumfi
të rilindasve ardhur,
që një komb të tërë do e shndërronin në dritë.

Ata njerëz bujarë
të thjeshtë gjer në madhështi
dyer e kanate hapur
për udhëtarin që rendëte shtegëtim
han i hapur
për revan e bujtinë
një bekim më shumë
faljes së zotit të tij.

Tjetër vështrim ngjitet gjer në mal
e humbet poshtë kreshpës në të thellin liqen
legjendë, që kur kuçedrën zgjon
shkëmbinj të tërë thërmon e copton,
por kurrë mbi jetë nuk ka kaluar
vërshon lumit ashtu turfulluar,
brigje e gërxhe përjetë në shkëlqim
në 1000 trëndafila, që çelin për çdo ditë.

Drithmë

Çfarë shtrëngate zgjoi fuqinë e tokës
dhe u ngrit furtunë përmbi dhe
bashkë me drithmat e saj pëpiu
pafajësinë, që jetën rilind.

Mos ish zemërim i apostujve të shkuar
që marshet i shkelëm me këmbë
u ngritën mbi fatin e shenjtit e kryqit
dhe vetë u shndërruam në mëkatarë.

Po prapë, shpagimi s’ kalon pëmbi fëmijë
pafajësisë, që tjetër të nesërme do ngrejë
atyre, që shëmbëlltyrën tëde
e zbritën dhe e ngritën në qiell sërish.

Janë krisje që kanë çjerrur faqen e botës
e klithma dhimbje gjer në ulërimë
mekur jehonës që kapërcen kufij
trondit poltrone të larta perëndish.

Ata rrëmojnë, nën tokën e zhuritur
nga pafajësia, që tek Hadi i çoi
e ai me skeprtin e frikshëm në dorë
shpirtrat e tyre përjetë i sundon.

E djajtë, endur në turfullima të egra
fshihen shtjellave të tyre marrëzi
tokës, që rrufetë e përbindshme djegin
e shpirtrat në dehje, rrëmbejnë pa kthim.

Ku shkojnë…
Ku shkojnë ata zogj që shtegëtojnë
e qiellin përmbushin në regëtima pa fund
braktisën tokën e lashtë sa vetë Zoti
e humbën tutje, tutje perëndim.
Ku shkuan ata krahë të pafajshëm
që veç gjonin lanë peng në lis
këngën e pëvajshme të braktisjes së madhe
ikur e ikur, e ikur pa khim.
Ku shkuan ata shpesë të gjorë
drejt ç’ toke e kërkojnë pafajësinë
atë përtej maleve e deteve,
që për jetë do e mbajnë plagë në shpirt.
Kë diell ndjekin e kë lanë pas brigjeve
ku thonjtë shpojnë gjer në zemër,
përgjakën lirinë e tyre, falur
nga vetë orakujt e tyre të lashtë.
Ku shkojnë ata zogj që shtegëtojnë
drejt ç’ horizonti humbasin sot
cilat mjergulla i fshehën shpresat e tyre
e të harruar të enden sot nëpër botë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s