Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

FLASIN KUR MEN ERA

Thërras, këlthas e bërtas,
Askush nuk më dëgjon!

Kjo dhembje e brendshme
Si pula e egër,
Çukit në shpirtin e drurit.

Çukit ag e terr,
Sa që s’gjen dot askund shërim.

Kjo stinë e vdekjeve,
sapo ka filluar.
Nën hijen e arrës,
Ngordhën kandrat e zeza.

Këto pamje mistike,
kanë një tjetër gjuhë…
Flasin kur men era,
Dhe u dëgjohen britmat
Kur çmenden stuhitë e egra.

Më duket se një tufan i madh,
Do ngjaj para heshtjes.

Gjërat, paskan filluar të ndryshojnë
Për së prapthi.
Ajo nuk ishte këtu,
kur ndodhi ikja e madhe.

Asnjë pëllumb
nuk mbeti mbi çati,
Fluturuan edhe zogjtë e fundit te vjeshtës.

 

VETËM GRATË E MARINARËVE

Ishin disa çaste sublime,
delikate,
Si sqepat e mjellmave.
Nga pendlat e purpurta të detit,
Dolën peshqit e ngordhur fluturues.

Atë çast i theve të katër pasqyrat,
Ose e tërë lagjja i theu të shtatëqind
Pasqyrat konkave
Në lotin e trishtuar të diellit.

Nga thellësia si tallaze gjigante të mëdha
që i ngjanin shpirtit të detit,
Dolën si një hukamë e trishtuar,
Dolën dhe morën dheun meduzat.

Më pastaj,ra një heshtje e madhe…
Asnjë zë nuk doli nga thellësia,
Vetëm gratë e marinarëve,
Me shamitë e bardha, i pritnin arkivolet!

 

MBASE KËNDONTE DETl

Mbrëmë,në vend se të këndonte deti,
këndoi një guaskë e verdhë.
Dëgjova se si qante një mjellmë,
Mbi kiçin e thyer të anijes pa rrema.

Ishte një natë rebele.
Peshqit kishin mbetur pa racionin e tyre,
Asnjë kokërr kripe,
S’lëpinte era e trullosur.

Nga taverna e vjetër e molit,
Dëgjohej një muzikë e lashtë,
Mbase këndonte deti
Psalmet e vdekura të një kohe.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s