Kalendari poetik: Emily Dickinson (1830-1886) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Emily Dickinson

Kalendari poetik: Emily Dickinson (1830-1886)

U lind më 10 dhjetor poetja e shquar amerikane Emily Elizabeth Dickinson. Shkroi rreth 1800 poezi, por vetëm nja dhjetë prej tyre u botuan sa qe gjallë; katër vjet pas vdekjes, në vitin 1890 e motra botoi përmbledhjen e parë poetike të Emilisë. Botimi i plotë i poezive të saj u bë vetëm në vitin 1955. Poezia e saj edhe në ditët tona duket moderne për nga stili, që s’para respekton rregullat e ngurta të metrikës, poezitë e saj janë të shkurtëra dhe të ngjeshura në ide; ja dy poezi prej saj:

E KALUARA

E kaluara, e çuditëshme krijesë,
ndonjëherë, ta shohësh në fytyrë,
në dalldi mund të të shpjerë,
madje, dhe në mynxyrë.

Nëse ndokush, çarmatosur, atë has,
Ikë mor i shkretë, mbathja, i bërtas,
se sado e ndryshkur armë e saj,
prapëseprapë mund të të vrasë.

 

SIKUR TË VIJE NË VJESHTË

Sikur në vjeshtë të vije ti,
Verën qafe do ta hiqja
Si me të qeshur, si me bezdi,
Si bën me mizat amvisa.

Sikur një vit të zgjaste pritja,
Do merrja muajt, do t’i rrasja
Veç e veç rafteve t’i vija
Deri sa t’u kalonte radha.

 

© shqipëroi Maksim Ralipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s