Kalendari poetik: Ahmad Shamlou (1925-2000) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ahmad Shamlou

Kalendari poetik: Ahmad Shamlou (1925-2000)

U lind më 12 dhjetor 1925 Ahmad Shamlou, poet, shkrimtar dhe gazetar iranian; sipas kritikëve, është padyshim poeti më me ndikim në Iran, që ndoqi gjurmët e mjeshtrave të mëdhej si Shams al-Din Muhammad Hafiz, Omar Khajam, etj. Pas ngjarjeve tragjike të vitit 1980 në Iran, bëri një jetë krejtësisht të veçuar dhe u mor kryesisht me përkthime. Në vitin 1984 ishte njëri nga kandidatët për çmimin Nobel. Librat e tij janë përkthyer në disa gjuhë; ja një poezi e tij në shqip:

PA RRUGËDALJE

Të nuhasin gojën
mos ke thënë “të dashuroj”
edhe zemrën ta nuhasin.
Kohë të vështira, e dashur.

Aty në një shteg, lidhur pas një shtylle,
dashurinë po rrahin.
Duhet fshehur dashuria në qilar.

Në këtë shteg të verbër, të mundimshëm
kanë ndezur zjarr
këngë dhe poezi po djegin.
Mos kuturis të mendosh!
Kohë të vështira e dashur.

Netëve
kur trokasin fort në derë
duhen fikur dritat.
Duhet fshehur drita në qilar.

Ja kasapët,
te shtegu presin
me kama dhe kosore të përgjakura
Kohë të vështira e dashur.

Nga buzët buzëqeshjen shkulin
dhe këngën nga gojët.
Duhet fshehur lumturia në qilar.

Kanarina të pjekura
mbi zjarr jaseminësh e zambakësh.
Kohë të vështira e dashur.

Gosti të madhe ka shtruar Djalli
dhe çakërrqef, i dehur,
zinë tonë feston.
Duhet fshehur Zoti në qilar.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s