Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

Mallkimi nuk është dashuri

Cit për cit mbushur
me vrazhdësinë e viseve nga vij,
nuk mundem më ta përcjellë të poshtë egërsisht dashurinë,
shprehur në mallkimin e radhës.

Pikoj vrerin, si kullesa e mortjes në gojët e tyre.
Pikoj trishtimin, që zë fill, në notat e zërit të nënës sime.
Bërë limonti, mbledh fuqitë e fundit, për ta thyer
tabunë e fshehjes së dashurisë nën batare mallkimesh.

Do çmendem nëse nuk e thyej.
Zemra do më grimcohet e mpaket, nga malli i butësisë,
Veshi do më shurdhohet e syri do më verbohet
nga mungesa e tingullit të ëmbël në një shikim,
që del nga buzët e tua e përplaset në sytë e mi,
qetësisht, paqësisht si një melodi ninulle…

U mbrusa me hidhësinë tënde.
Nuk më ka mbet më asnjë pikë butësie, dashurie, ngrohtësie…
Ndalo! Për hir të zotit, ndërroje zakonin e maleve!
Dhe mos më çmend… më dashuro!

 

***

Mes aromës së shqopës
ndjej përkëdheljet e flokëve të tu me erën.
Luani si fëmijë në ajrì, thurni e shthurni gërsheta,
me gishtat e tejdukshëm, fashuar me fllad.

Ja, tej shqopës,
shoh kaçurrelat që përqafohen me erën,
e vrapojnë, hidhen në krahët e mi..
Unë fsheh fytyrën mes tyre
dhe thith pangopshëm aromën tënde të munguar…

 

***

Mbërthyer pas hekurave të qiellit,
të kërkoj mes reve fshehur.
Nuk di në ekziston,
apo zoti ende s’të ka krijuar,
por, unë vazhdoj të të kërkoj.

Eci pa u lodhur,
mes shkapetjeve të akullit,
duke kërkuar xixa zjarri.
Eci dhe të kërkoj ty.
Ty, që nuk ma psherëtin shpirtin…

 

 

One thought on “Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s