TË LAMË TË VETUM AGRON TUFA / Poezi nga Xhevat Xh. LATIFI

TË LAMË TË VETUM AGRON TUFA

Ai po del nga poezia si nji kalorës i vonshum

Gjama asht ofshama e nji pushkatimi pa gjyq pa shej pa dokë
gjamë janë pikat e kuqe të gjakut
në nji shami të zezë

Nji yll pesëcepësh ngulet në mish

Bahem me i thanë prit
e nuk mujë
bahem me i thanë hec
e prapë nuk mujë

I tham:
pse ata nuk e vnunë dorën n’zemër
pse nuk pati shtpi Zoti me rr’fye krimin

Euuu Agron, po tutem për ty
t’ lamë të vetum
ashtu qysh e lamë Musine Kokalarin
Marie Tucin
në thes me nji mace t’egër t’Karpateve me ja shkye mishtë

Ngrih krye lum miku, e ban gjumë kingji
me andrra të bardha
se ti nuk tutesh qi mujnë me na pre n’besë

Masanej le t’bjen heshtja,
mizanskenës me plasmas le t’i hjeket perdja
e drita

Sokrat i pshtjellun n’korba
qe helmi,
me fund pije ankthin e gotës
e përplase si Bekim Fehmiu

Në eshalonët e Tivarit mbeten në det Plisbardhët
e tash fluturojnë si zogj

Re të kuqe e mlojnë atdheun
e shiu..
shiu i zi shtatë ditë e shtatë net pa u nalë

Pemë të thyeme gravohen neper buzë t’grave
dhamë, ah dhamtë të shtanguem

” Rrnoftë Shqipnia”, rrnofsh ti Agron
mos thuej qi je vetum..
sonte kajti edhe Azem Shkreli
për ty e për Arbnrinë

… dilli athue do t’na ngrohë ma

 

Xhevat Xh. LATIFI

(13 prill 2019)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s