Poezi nga Ana Toma Agraja

Poezi nga Ana Toma Agraja
 
 
Lumturia, jam Unë!
 
Unë, jam Venusi, zbritur nga Qielli!
Sytë e mi mbajnë dritën e krejt Diellit
Prej sa lind e perëndon!
 
Natën fle mes andrrash të zjarrta dashnie,
që përveç meje , nuk i përjeton askush,
as në imagjinatë!
 
Unë jam veç dashni! Ajo dashni që të len pa frymë…
Të ledhaton e të puth tanë afsh zemrat,
njësoj sikur të jetë i fundit çast me ty!
Dielli jem, më thotë, se unë jam si tërmeti!
E pa përballueshme! Plot energji!
Unë sikur rilindi çdo orë!
(si zana në orët e Hanës zgjohem))
 
Si gjithmonë, vetëm qesh.
E sytë më mbushen ma shumë me dritë!
(Primen, askush nuk din me dashtë,
Siç më don ti shpirti jem mua!)
 
Ai din me folë aq bukur,
sa unë,
shkrihem si një pikë-vese në sytë e tij!
E ai veç më puth papushim!
 
Unë jam ma e lumtuna mbi dhé!
Flej me buzën e me mendjen në gaz,
Zgjohem, po buzagaz!
Kam frikë se naj ditë do terem
prej synit lakmitar!
Larg mejet ai vështrim i errët!
(Ma larg nesh, ai shikim që s’din me pa as vedin!)
 
Unë jam e lumtura e dhéut
(Më beso, dhe ti Perëdi)
Aq sa e dua unë veten teme,
dashninë që e ka emnin Diell
Arrij ta mbledh në një shikim, krejt botën
Në sytë e mi! E veç me dashni ju shoh!
 
E si asht lumturia, ndryshe?
O rreze drite! Jetë, Frymë, dhe shpirt!
 
 
 
Ju s’ keni pse çuditeni
 
Pse dashninë teme e thërras Diell!
Ai din me të dashtë krejtësisht siç je,
me sy të qeshun, apo kureshtarë,
shikim i gjallëruar për çdo nadje që vjen!
Mjafton t’i jap sytë dhe buzët.
Me aq pak, pa fund lumturohet!
 
Ai din të më ngrohë,
njësoj si zjarri!
Me fjal të kandshëm, po se po.
Me ato puthje marramendëse,
që mjaltit të bletës i’a kalojnë;
Të shpeshta, si fryma!
 
Ai asht Dielli jem.
Ai yll që ndriçon veç mua.
Buzëetur e shpirtbukur!
Më don e më këshillon me aq kujdes,
sa unë i bindem me dashni!
Teksa unë e dua si e marrë,
Ai më thotë, se m’ don veç pak.
Por Dielli jem nuk e din kurrë,
se sa peshë ka fjala “pak”
 
Ai Diell magji,
Rrezik m’u shkri nga lumturia, sak!
 
 
 
Po iki dhe unë…
 
Po iki dhe unë, siç ikin dallëndyshet.
duke lanë mrapa shtëpinë e ngrohtë
e të mbledhun, si parajsë kujtimesh.
Dhe pse Nanë e Babë
nuk janë ma këtu…,
e mua si përher
më duken njaty ulun n’dhomë t’pritjes
t’u kuvend me zâ t’naltë
për lajmet që shohin në TV,
për nipat e mbesat,
me ua nije zanin,
me i përqafu fort!
Me ju tregu historitë e jetës së tyne,
që nuk ka prrallë
që mund t’u afrohet!
 
Po iki dhe unë, siç ikin dallëndyshet!
 
Duke lanë prapë mrapa
kujtimet e fminisë…,
puthjet e ngrohta në ballë, të prindërve!
Të qeshunat e pafund, me vllaznit e mi!
 
Jam ken shumë kureshtare e vogël
e t’ tanë më kanë dashtë fort;
E vazhdoj t’ jem kureshtare,
ma keq sesa fmi, asaj dite e sot!
 
Po iki dhe unë…
Një ikje me kthim.
Atje më presin fëmijët e mi,
me një milion pyetje në mendje, ngarkuar!
Duke fillu me:” Mami, a u knaqe
N’Shqipni?
Na trego pak, sa i bukur është vendi ynë?”
 
©️Ana Toma Agraja
December 21, 2019
Lezhë, Albania 🇦🇱

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s