Alisa Velaj, si konfigurim i vlerës artistike dhe estetike të poezisë postmoderne shqiptare / Nga Agron Shele, shkrimtar, poet

Alisa Velaj, si konfigurim i vlerës artistike dhe estetike të poezisë postmoderne shqiptare

Alisa Velaj, si konfigurim i vlerës artistike dhe estetike të poezisë postmoderne shqiptare – Nga Agron Shele shkrimtar, poet

Jemi mësuar ta përfytyrojmë shpirtin poetik si formë florishente, që qëndron me muzën për aq kohë sa zhvendos përpara sfidave që shpesh autori i cakton vetes, madje jemi mësuar ta veshim me krahë engjëjsh të bardhë dhe ta konceptojmë si fluturimin më të bukur nëpër qiell, por asnjëherë nuk kemi depërtuar aq sa duhet brenda tij, që të shikojmë netët e gjata, reflektivitetin rreth asaj forme apo trajte që ngrihet përmbi memorien për të rrënuar gjithë kuptimet dhe vizionet e përshfaqura të ditës, e kështu mes pakutimësisë ose kufizmit që nuk na lejon të kapërcejmë pamundësinë tonë endemi rreth atij shqetësimi të arsyeshëm që humbet nëpër dritëhije e na mban përherë shkëlqimit të frikshëm. Jo pa qëllim e nisa këtë vështrim të shkurtër eseistik me fluiditetin dhe ornamentin e gjendjes art – njeri, si natyrë dhe pezm, pasi poezia e autores Alisa Velaj dhe kryesisht vëllim i saj poetik “Tej kthellës së epërme” është një lajmotiv më tepër dhe risi e asaj imagjinate krijuese, që të çon në tjetër hapësirë dhe kohë, të përhumb pas atyre shtjellave, ku nëkuptimi dhe ideja metafizike të përball me konfuzionin gati hermetik (sugjestion edhe më i thellë), por shkon dhe gjer tek absurdi (aborgim).

I gjithë vëllimi poetik ndahet në gjashtë cikle, ose më saktë prek gjashtë plane, i cili fillon me fjalën dhe mungesëne saj, heshtje, me fuqinë dhe belbëzimin e asaj që jehon si kumbim e artikulim i gjithë gjestikulacioneve dhe formulimeve memorie, e cila ngre e shemb piedestale, por dhe këlthet e trondit, për të vazhduar me qiellin, atë hapësirë që shndrit kufijve të diellit, shtegëton me muzgjet e teret në sytë e galaktikave, për të ndjerë më pas akordat e një teli të këputur vetmisë park, kthyer në kujtesë mjerane të asaj pasqyre të copëzuar e ringritur në të tjera projektime drite, si përmbyllje dhe refrenen i këputur pëshpërimës kohë. Përmes vargjeve të lira, përzgjedhjes fjalë, konfiguracionut poetik (figuracion + mesazh), formave dhe dervimit të rrymave drejt surrealizmit, ndjekjes së një boshti qëndror poetik, tregon atë pjekuri artistike dhe estetike, e cila jo vetëm e veçon autoren, por dhe e paraqet si një personalitet të poezsë së sotme bashkohore shqiptare. Depërtimi më në detaj, risjell përtej kuintave shqetësimin përditësi të fenomenit; (njeri + ndikim shoqëror), që shpesh përbrenda egoizmit të postmodernizimit jetë kërkon të ndikojë gjer në habitatin e vet, sjell në harmoni të plotë dhe natyralizimin e epitetëzuar (botë shpirtërore + cikle të mjedisit), sjell mendimin elitar, si prognozë por dhe si përgjegjësi (metafizikë + psikologji), si dhe përmes ngjyrimeve fjalë ndërton ato struktura poetike që përshkohen nga ide dhe nënide, si gjurmë njohje dhe dritëhije, për t’ ia përcjellë kohezionit të së nesërmes.

Po çfarë ka dashur të sjellë autorja përmes këtij vëllimi poetik?

Duke u nisur nga tematika e cila përfshin një gamë shumë më të gjerë shprehet novacioni i një shpirti universal, që e përkufizon modalitetin jetë si një kompleksitet por dhe mprehtësi për të operuar, dhe gjithë kjo prurje e sjellur në kontekst poetik e bën mesazhin shumë më interaktiv, pra imponim për kuptimin e vërtetë të asaj që na sjell dhe përfaqëson si qenësi humane, përjetim dhe ndjesi për gjithë ato parafytyrime që kalojnë përmes syrit shumëdimesional e përthyer më pas në hone të labirinteve memorie, jo si atavizëm, por përballje me kontravesin dhe vendosje në pah e pasqyrimit koshient. Bota përafruese përqas imazhe dhe tablo mesdhetare jo vetëm si natyrë dhe hapësirë gjeografike, por dhe si orientim i ngritur mbi mitikën dhe legjendën ballkanase, e cila si në udhëtim kryq përmes orientit dhe perëndimit, mbart tradita, mentalitet por dhe zanafillë të shumë zhvillimeve, nga ato epiket e gjer tek zhvillimet më të fundit të tij, dhe këto si ejmotiv e emocion i një shpirti të lirë që është përherë në lëvizje dhe përherë në transformim.

Ajo që do dëshiroja të theksoja më fort është se përmes poezive të saj autorja tregon lidhjen e fortë që ka me diellin dhe detin, duke i himnizuar, njërin si zjarr i ndezur e mbetur përskuqje e muzgjeve në perëndim, e tjetri i veshur në velin e bardhë të një gruaje, që shndërrohet në mijëra valëzime, trazim, dallgë por dhe paqe ku vetë shpirtrat gjejnë amshim.

Për të kuptuar më mirë vizionin e sjellur nga autorja, skematikën dhe strukturën, por dhe mesazhin filozofik të përcjellur përmes cikleve poetike le të ndalemi në disa aspekte ose plane:

“Në mungesë të fjalës” është cikli i parë poetik, i cili qendërzon njeriun e krijuar nga laboratori – Homunkulus, që pavarësisht arritjeve të shkencës vendos në themel të debatit vetë qëllimin e krijimit, ku në mënyrë semantike përshkohet me një frymë dhe jepet mesazhi i qartë i kësaj sajese që kërkon të trasmetohet tek të tjerët.

“Ti Homunkulus m’i ke shqetësuar përherë netët.
Ditët s’po i zë n’gojë
Se ato s’ke për t’i njohur kurrë.
Për ty janë njëlloj si njëra si tjetra
Si janë, fjala vjen, dielli edhe hëna…

Më ke pikëlluar, pra, shumë Homunkulus
Kur pikasa atë brerore laboratorike
Në qenien tënde të brishtë.”

Aq të shqetsuara kanë qenë netët e brerjes së ndërgjegjies, sa dhe fjalët në kuptimin simbolik mungojnë e shndërrohen thjesht në etje brigjesh të përtharë, apo erë tymi pakuptimësie ndër pah bliresh, ku mungesa e ditënetëve dhe sensit të ndjenjës e sjell si habitat jashtë trupit dhe shpirtit.

“Ky qiell” përbën ciklin e dytë poetik dhe vjen si prelud i asaj kohe pëshërimë që kalon përmes qiellit të Kopenhagës apo Salzburgut, që veshur si nëpër mjegull formëzojnë hieroglifet e udhëve nga nisin, ndajnë e bashkojnë histori luftë-jete, e ashtu nëpër parkun e boshatisur, apo harrimet e pendesave, mbeten gjurmë shenje e një toke që shfaqet e rishfaqet përtej vegimeve.

“Ti i sapokrijuari hieroglif
Nën një qiell të bukur
Larg tokës ku ecën si kalimtar…”

Në këtë cikël ndeshesh gjithashtu me formën poetike apo metaforikën e saj, të simbolizuar përmes stinës apo parkut që dualizon në formë asketike me vetë gjendjen, që si një refleksion i botës shpirtërore duket sikur gremis honeve të saj, por në kuptimin më të thellë ajo ringrihet më pas një tjetër kupe qiellore (optimizëm) dhe vesh me ngjyra shprese meditimin e një tjetër qielli.

“Të tjerë akorde e të tjera vetmi” është cikli i tretë poetik, i cili ngre telajon poetike me fjalët ngjyrë, impresionim dhë këndvështrim i një peisazhi në të gjitha trajtat; (ujë dhe vozitje rremash të peshkatarit në një përflakje perëndimi në det), vjeshtë dhe gjethe të humbura trazim, borë dhe bardhësi surreale, përndritje agimesh dhe mbrëmje të ngrysura në verdhësi yjesh, mjegullnajë dhe trajta të bulëzuara në regëtima pulëbardhash e kështu akord pas akorde, të tjera vetmi që rrethojnë e përhumbin në arratisje mendimesh.

“Të përqafosh mëngjeset
Kur drita zbardh majat e lisave
Është si të nisesh për të parën herë
drejt një lundrimi
Mbushur me aroma dhe tinguj gjithfarësoj
Pambarim në ikje
Me erën, me valët
Nga brigjet e pikëllimit krejt arratisur…”

Edhe plani metafizik këtu ka një shtrishmëri të gjerë, ku përmes kuptimeve e nënkuptime shprehen idetë poetike, si prelud por dhe si koncept e vizualitet i atij vizioni që të çon në hapësirën e pamatë, të qendëzon përherë mes egzistencës njeri e mjedisit të perceptuar si formë që plotëson por dhe përmbush intuivitetin e ndërgjegjies (apriori) të tij.

“Kujtesë mjerane e pasqyrës“ është një tjetër cikël poetik, i cili në vështrimin më të parë duket sikur përcjell pesimizëm, por përtheyrja dhe lakonizmi i përmbylljes shpesh përmbys gjithë zanafillën e krijimit dhe luhat të tjera dritëhije, përshfaqje kjo e një tjetër shkëlqimi, që shkon përetj reminishencës jetë .

“Hije të korbëruara
Predikojnë ndanë një lumi
Me zambakë të bardhë.”

Çfarë mund të fshihet pas hijeve të korbëruara, që nuk janë gjë tjetër veç përshpirtjet në të zezë, që duket se bredhin në një natë edhe më të zezë se krobërimi, për të predikuar ndanë një lumi po të zi. Rrjedha e turbullt ka rrëmbyer pafajësinë njerëzore që tashmë prehet, ose fle, ose është shndërruar në zamabak i bardhë. Kontrast i fortë mes atij imazhi të copëzuar e tjetërsuar dhe dlirësisë që shkëlqen dhe më fort asaj rrjedhe, që në dukje do mund të fshinte gjithçka, por në antitezë të plotë e shndërroi në një imazh edhe më të bukur, që rend si në përjetësi bashkë me oshëtimën dhimbje. Vetëm brenda këtyre tre vargjeve ngrihet një botë e tërë dhe ky mirazh udhëton memories, si një kujtesë që zhvesh paqyrën mjerane për të shfaqur e rishfaqur madhëshinë e jetës së rilindur.

 

Alisa Velaj

“Për ty që rend në kërkim të dritës” është cikli i pestë, i cili mbart peshë kryesore në këtë vëllim poetik, për nga ndërtimi e struktura, i cili prek shumë rrafshe, si shprehishmëri dhe botëkuptim i mendimit metafizik, si ndërgjegjie krijuese dhe psikologji, si muzë krijuese dhe figuracion artistik, por dhe si si aspekt lirik dhe frymë e thellë shpirtërore.

“Dashuria ime pi ujë në gota plastike
Me bërrylat mbështetur mbi një tavolinë druri
Përhumbet në lumin që përshkon qytetin.

Është e menduar dhe e etur dashuria ime
S’i ndien pikat e shiut që i lagin dorën.

Dashuria ime kërkon prapë ujë në gota plastike
Dhe s’di se prapa malit rrjedh Burimi.

Është e paditur dhe ka etje dashuria ime!”

Jo pa qëllim u ndala në një poezi lirike, pasi gjatë kapërcimit nga një cikël në tjetrin, shumë aspekte janë rezauruar, kështu që hedhja e një fjolle drite më tepër në këtë aspekt do detajonte dhe më shumë pecepetimin e përtejndjenjës së sinqertë, si frymë shpirtërore e sharm hyjnor që vesh me ngjyrat më rrëzëlluese të jetës. Padituria, simbolikisht përkufizon verbërinë pas ndjenjës më të bukur dhe ashtu i endur me zemër e shpirt ka etje për atë përqafim hyjnor, që të çon në qiejt e perëndive për t’u lartësuar e ngritur në kufijtë e vetë përkryerjes.

“Refrene të këputura” është cikli i fundit, i cili vjen në formën e një poeme.

“…

Ajo klithmë mjellme ngrirë në ato brigje
Jam unë në vajzërinë time të parë.

Dy herë varka më priste mua
Të tretën herë prita unë detin.

Më çmend mendimi, se një ditë nuk do të shëtis në këto brigje
T’i marr me vete më vjen frikë nga trishtimet.”

Ndërthurja e natyralizimit shpirt me vetë gjendjen përjetuse përngjan me këlthitjen e një mjellmë në brigje të ngrira, ku në mënyrë figurative është vetë vajzëria e autores, e cila shkon shumë më larg për ti dhënë dimesion tjetër këtij kumbimi, (regëtima pulëbardhash kthyer në kambanore), por dhe për të ravijëzuar më pas me gjithë proçesionin jetë, atë të mërgimit të muzgjeve, apo lotimin e shelgjeve nën dritën e Hënës.

“Tej kthellës së epërme” i autores Alisa Velaj është një vëllim poetik që vjen në letërsinë shqipe, si konfigurim i vlerës artistike dhe estetike të poezisë postmoderne shqiptare, por dhe si një gjurmë drite drejt atij udhëtimi të pandalshëm të përkryerjes fjalë, duke përafruar e unisuar vlerat shpirtërore universale një me mendimin më bashkohor e elitar sot!

Nga Agron Shele, shkrimtar, poet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s