Kalendari poetik: Miguel d’Ors 25 dhjetor 1946 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Miguel d’Ors

Kalendari poetik: Miguel d’Ors 25 dhjetor 1946

U lind 73 vite më parë në një familje intelektuale spanjolle Miguel d’Ors, profesor universiteti, poet shkrimtar, eseist dhe mjek. Poezi të tij janë përkthyer në dhjetë gjuhë evropiane; ja dhe njëra në shqip:

VARIACION MBI NJË TEMË TË GÜNTER KUNERT
(“Film i xhiruar mbrapsh”)

Një kufomë përmbys
në mes të rrugës.
Beftas ngrihet mbrapsh. Shkulmi i gjakut
mblidhet, thithet e futet
në këmishën e tij, në një vrimë të vogël të kuqe
nga ku pat hyrë vdekja.
(Plumbi tashmë ka dalë
nga gjoksi i tij
për tu rikthyer tek arma që e shprazi).

Njeriu më këmbë tashmë, ecën mbrapsh drejt trotuarit,
hedh një sy i vëmëndshëm majtas, djathtas,
thith cigaren-thith mbrapsh në gojë
një shtëllungë tymi, i merr kthesat mbrapsh,
me aftësi të rrallë, disa herë,
vë cigaren në gojë, nxjerr cigaren nga paketa,
arrin në një shtëpi, hapet dera:
një grua, një qen i fërkohet me shqetësim
nëpër këmbë, disa fëmijë.

Puthje, duar, buzëqeshje dhe dera
që mbyllet dhe të gjithë i fsheh.
Vetëm tani e kuptojmë ç’është gjithçka:
disa zakone të përditshme dhe ngrohtësia e një vatre,
pak prej nesh dhe pakëz dhëmshuri
bashkë me një lehje qeni.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s