Gjer tek Unë! / Poezi nga Irina Hysi, MA

Poezi nga Irina Hysi, MA
 
 
Gjer tek Unë!
 
Rend në shpirtin tim imagjinatën ëndërruar
në kutinë e shpirtit soditur sekrete
Ide, kuptime, ngjyra, shije…forma, tinguj…
Vetmisë së durimit, dëshirash,
çudirash krijuese, stacioneve të trenave njerëzore,
Shqisoj, gotash gjysëm -plot, yje t’ kuq flakë
cepit tjetër të qiellit kundroj, urtohem syve të Tij
në rrugët që dua të udhëtoj e dua të takoj
personazhet e një skenari shkruar në kokë.
Jemi bashkëudhëtarë t’ paprekshmit diell,
si shkëlqim mes frymës qiellore shpirtrat
në blunë e bukur të natës, dekoruar xixëllimash.
Ah, mrekulli krijuese, nëna natyrë zhurmon bekime
kthen në kohë, zgjat vitet më tej në këmbim,
në qilimin e qëndisur fluturuës hyjnitë ndjekin,
përmes gjithë universit një shpirt i vetëm
prekshëm unit engjëllor, në dijen ku zemrat mbeten
e gjithçka rritet me vullnetin tënd energji;
Ti thelb i paarritshëm, i panjohur i etërve tanë mbritur gjer tek Unë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s