Poezi nga Altin Meçja

Poezi nga Altin Meçja
 
 
Ndjesitë janë aty me ty
 
Ndjesitë nganjëherë të mbysin,
qofshin ato të gëzuara apo të trishta,
mbytja po aty është,
me ty,
por dhe me mallet,
duke u pjekur me tabutë.
 
Ndjesitë të mbajnë gjallë,
ato janë si një kaktus
Edhe pse të quk,
përsëri ti e shtrëngon se ndjehesh,
ngaqë ndjesitë janë aty me ty.
 
 
 
***
 
Shpirtrat e trazuar shpesh puthen rrugës,
dhimbja i njeh,
i dhemb,
nisin të shërohen,
sëmuren më shumë nga dhembja e njëri tjetrit.
 
Kjo botë meit,
do të qeshi me plagët e tjetrit,
me frymë vjellën e vet,
ngop zorrën e thatë,
për ta vjellë përsëri në tokën e moçaltë.
 
 
 
Kishin kaluar kohë që nuk ishim parë
 
Ka ca ditë i zhytur mes mallit tim,
në aromën e flokëve të tu ndjeva vetveten,
e kisha harruar aty,
e dija që një dite përmes teje do ndjeja të djeshmen,
ato plagë që nuk i mbyllëm dot atëherë
e dhimbje po më japin prapë sot.
 
Mos qaj,
buzëqeshja e syve t’u ndriçon shpirtrat e trazuar,
ata shpirtra që i vranë atëhere,
kur në motorr largoheshim të dy,
si dy të çmendur në krahët e eres.
 
Kishin kaluar kohë që nuk ishim parë,
të pashë ty dhe ndjeva veten,
ishe po njësoj dhe pse me rrudha,
të vinte po ajo erë e mirë aromë jete.
 
Qeshëm duke kujtuar vuajtjet tona,
kur më shëroje lotët e shpirtit,
duke më thënë që do ja dalësh,
dhe pse beteja me mediokrin qenka e vështirë.
 
Kohë të trishta tingulli im,
ku dhe dielli nuk do të ngohë,
ka ftohtë si dikur ne atëhere te pema jonë e thatë,
trung pa degë ku motmotin e rrahin
me njëmijë e një pse….
 
Do kthehemi përsëri,
jo për veten tonë,
por për të thyer një tabu,
të varrosim copëza të kulturave sunduese…
Eh sa mirë do ishte
të vendosim mbi të vulën e një kohe tjetër,
jo për botën, por për NE!
 
 
 
Nostalgjisë sime
 
Jashtë bën ftohtë,
cigarja mori rrugën e saj.
Ishim vetëm të dy,
në mendime u bëmë shumë,
të gjithë fëmijët e fëmijërisë sime.
Mu kujtua guri Dedës,
edhe mani Dikut,
fushat që i bënim dhe na i merrte zalli.
Guri po aty është,
mani është prerë,
ne veçse në kujtimet që treten.
Dhe unë sa herë mërzitem,
klikoj profilet e atyre fëmijëve që u rritëm atje në fshat. 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s