Poezi nga Ana Toma Agraja

Poezi nga Ana Toma Agraja
 
 
Kujtohu!
 
Rrugëve të këtij qyteti plot jetë,
të ngrohtë si shpirti ynë, plot dritë!
Ecëm bashkë, me hapa të lehtë,
duke qeshur e duke kënduar
sonatën e një mbrëmje pa kthim
si dy të marrosur nga dashnia!
 
Çmendurisht putha duart e tua,
arratisur gjithçka nga vetja!
Dhe ti pasqyrë e hapave të mi
çdo gjurmë ndiqje horizontit blu.
 
Shpërthimi i natës veçse afrohej,
në mijëra yje , shkrepëtima në feksje
rrugës përqafuar gjer në shpirt
e drithëruar lëkurës së një bliri fëshfërimë.
 
Më pyete, nëse ndihesha princeshë
shpirtërisht duke qeshur,
tu pergjigja;
“më shumë se një rilindje
ardhur nga tjetër planet!”
 
 
 
Veç buzët dhe sytë e tua…
 
Ti më sheh me sy kureshtarë,
Unë kërkoj të lexoj më shumë.
Më puth në buzë, pa folë një fjalë,
dëshirat e marra, ecin kuturu!
 
“A e di sa e bukur je?”
Më thua shpesh me gjysmë zëri
Qepallat mbyll, si në ëndërr unë;
Filloj të të ndjej dhe pa të puthur!
 
Kur heq këmishën, pullat nji nga nji
kraharorin tënd, e prek me duar.
E imja zemër, si një trumcak rreh,
Frymën tënde pres të ngrejë pezull!
 
Më përqafon fort, më puth, më përkëdhel;
kërkon nga unë, vetëm sy dhe buzë!
Malli i trupave, sërish zjarr na ndez
Puthemi si të çmendur; buzë, gjoks dhe gushë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s