Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

NUK ËSHTË DOMOSDO

Nuk është domosdo
T’i bindesh unit të keq

Të harrosh
Ëndrrën e përgjakur

Nuk është domosdo
T’ia prekësh dorën krimit

Se shahitët e Zotit
Me gjëmë të nëmin

Nuk është domosdo
T’i ngrisësh fole harrimit.

*Shahit-dëshmor

 

I SHKATHTI DREDHARAK

ende pa u tharë gjaku
as gjëmat pa u ndalur
nga hija (jonë) e zezë
gjithçka është falur

të mallkuarat kabinete
mbushur me korb’zi
me ndihmën e të ziut
do të ndryshojnë histori

e shkelë në fyt vëllain
frymën don t’ia ndalë
ia vë vijën e kufirit
si një lavire e përdalë

gjaku dot nuk humbet
as nuk bëhet ujë
nga padrejtësitë e mëdha
do të krijojë rrëmujë

ti i shkathti dredharak
që vëllait i bën dredhi
i mallkuar përjetë
do të futesh n’histori.

 

MALLËNGJIM

N’timin mallëngjim seç je shkrirë
Tonën dashuri ke (ri)përtërirë

Pikla kujtimi si shiu reshnin atë ditë
Gjithë errësirën e shndërruan në dritë

Je ajo që puthjet një nga një i palon
Kufijtë e ndaluar furishëm i kalon…!

 

KRAHASIM

Gjethet vjeshtake bien nga degët e lagura
Sikur gënjeshtrat e përjargëta të Parisë

Mbulojnë tokën e mërdhirë nga koha
Porsi hijet e zeza tmerruese të hajnisë

Ato u zhveshën si pasqyrë e pastërtisë
Këta veshur e zhveshur në sy të tradhtisë.

 

PËRTEJ MALLIT

përtej çdo mundësie
pandalur të kërkova
udhës së pakthimtë
kudo gjurmova

nëpër (ato) vizëbardha
masja largësinë
të gjejë e të kthehem
lusja Perëndinë

deri tek ai gurë
që me dhembje na ndan
këtë kufi të degdisur
shumë lotë e shpërlan

përtej mallit të zjarrtë
më pret i heshturi shi
pastaj ylberi magjik
na shprish me dashuri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s