Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

Një përrallë

Ra një yll,
nga kupa e mbushur qiellit.
Në flakën e tij,
ndeza cigaren ballkonit të ftohtë.
Nuk shpreha asnjë dëshirë,
por ti,
shkëlqimit të tij i vodhe magjinë natës së gjatë.
Ashtu u ule mbi qepallat e mia,
tek më zinte gjumi.

Magjia e yllit, thonë, 40 ditë zgjat.
Fill pas të dyzetave u ngrive dhe ti,
u zbeh shkëlqimi i puthjes dhe fjalës.
Tani, mundohem të gjej pak pluhur yjesh,
të të stërpik sipër si zanat,
e të të shoh edhe njëherë,
ulur mbi qepalla…
Pastaj ik, shko në terr,
se yjet bien veç një herë…

 

***

Çasteve rënduar ëndrrave fluturake,
të ndiej kaq afër trokut të shpirtit tim.
Dorë e zgjatur buzëqeshjeje më bëhesh,
në përshëndetje të ajërt.

Më nanurit nëpër grimca çastesh,
që bien ngadalë si yjet
sapo del mëngjesi.

Më ndal troku në çastin tjetër,
kur largësia bëhet çark.
Kur fijet e fjalëve të ëmbla,
ngrirë varen në atë që lamë pas.

Përpëlitem mes tyre,
si fluturat në rrjetën merimangë.
Kërkoj të zgjohem, të fluturoj,
atje ku nuk jam hija e perdes së ëndërrt…
Por, mëngjesi kur zgjuar jam!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s