Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

 

Përhumbje

Kjo natë spaska fund,
mpleksur me kujtimet e mia,
pluhurin e errët shkund,
në tinguj të përhumbura…

Valle pa ritëm,
ngatërruar në hapa kuturu,
një komedi dramatike,
në skenën jetë me një aktor !

 

***

Ndihem e lodhur
me mungesën,
vullneti i brishtë,
gris perden e lotëve…

Ndjeshmëria i dobëson rrahjet
fshehur dhimbjes,
indiferente
aktroj,
zonjën e fortë,
me zemër te butë…

Bluaj
skenarë monologesh,
frymëzimi i trishtë
vesh,
gri emocionet…

Përndritur me dritën e shpresës
i buzëqesh lamtumirës,
nje ditë diku
do piqen shpirtrat !

 

***

Jo të gjitha bizhuteritë
janë bërë për tu vendosur…
janë disa bizhuteri të shpirtit
që quhen emocione…
janë të miat…
janë tuajat…
janë perla me vlera të paimagjinueshme!

 

***

Tymi i mendimeve,
mjegulloi dhomën,
mungesa e nikotinës
krisi qetësinë e nderë…

Ankthi i shkallëzuar,
mbështetur pas xhamit të ndjenjave,
zbret shkallët pritje
në rrugën e panjohur,
me ndjeshmëri të thatë…

Plagët si tatuazh,
i lanë gjurmët pas
dhe fjalët si perlat
heshtën,
në fole të zemrës…

Brenda meje rilindën agime
dhe pafajsitë mblodhën
një buqetë me rreze drite…

Mëngjesi u hap,
në të gjithë anët e shpirtit,
dhe sytë e mi u bënë buzëqeshje !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s