Engjëllit tem mbrojtës / Poezi nga Ana Toma Agraja

Poezi nga Ana Toma Agraja
 
 
Engjëllit tem mbrojtës
 
Shumë pak e njoh engjëllin tem mbrojtës!
Ja njoh sytë, të qeshunën gjithashtu.
Kur flet njësoj si unë,
në dialektin ma të bukur t’ dashnisë.
 
(Aq fort ja dua mendimet,
sa i përkëdhel flokët e thinjun,
e ja numëroj nji nga nji!)
 
Ai ka dy krahë të magjishëm,
flatra që e ngjitin në qiell!
Kur shpalos fluturimin e tij
përqafon të bardhat andrra
që bashkë u kuvendojmë deri n’nadje.
 
(Por asht vetëm aura e tij,
që kërcen me mendjen teme,
Nji valle të pa vallzume kurrë!)
 
Aq shumë lumturohem kur e ndiej
sa, më çelin qindra trëndafila në fytyrë;
Dhe aroma jeme, me frymën e tij
mbështillet deri n’shpirt!
 
 
©️Ana Toma
20 Janar, 2020
Ora 4:18 PM
Cheshire, CT🇺🇸

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s