Ana Pérez Cañamares
Kalendari Poetik: Ana Peréz Cañamares 1968
Shkrimtare dhe poete spanjolle, sot më 22 janar mbush 52 vjeç. Libri i saj i parë, përmbledhje poetike me titull “La alambrada de mi boca” (“Teli me gjemba i gojës sime”) u botua në vitin 2007.
Ja një poezi e saj:
DËRGOJMË SMS
Dërgojmë sms,
e-mail
statuse në faqet tona
njësoj, si lundërthyerit
në det shishet e tyre lëshojnë.
Lusim që të shpëtojnë
prej ishujve tanë pa plazhe.
Ku si gjithmonë, vinë baticat,
turistët e kurreshtarët e shumtë
dhe vetëm ndonjëherë,
dikush, mes turmës,
merr vesh ç’kemi shkruar.
© shqipëroi Maksim Rakipaj