FLOKËT E DËBORËS / Poezi nga Hana Xhihani

 

Poezi nga Hana Xhihani
 
 
FLOKËT E DËBORËS
 
Qiellit nuk po i dridhet dora
të presë flokët e gjatë të dëborës.
Rëndë e përdor dhe tharësen e markës “STUHI”,
kur ia shkund të rëna mbi supe.
Sytë e krisur të vetëtimës e adhurojnë këtë art,
kur shohin fjollëza
tek fluturojnë andej-këndej nëpër hapësirë,
si avionë të hutuar.
Fluturimi i tyre bie në duart e tokës.
Mallkuar pa asnjë arsye nga urrejtja e njeriut,
që dridhet duke kërcitur dhëmbët,
toka
mbledh dhe ciklon fijet e akullta,
të ngrira nga rruga e gjatë,
duke i shndërruar në qilim të bardhë,
për të fshehur plagët.
Pemët
lakuriq trikotojnë me shpejtësi
thyesa dantellash,
duke u veshur me modën e fundit.
Edhe këtë vit …
prerja e flokëve të dëborës
la gjurmë
në pasarelat botërore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s