Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Gjithmonë e kam ditë
se dielli kur asht tuj perëndu
nuk puthet me qiellin,
por me lulet, barin, tokën,
ndaj edhe kur perëndoj sytë
në gjumë,
edhe unë të puth , qepallat
qafën,
buzët…

Në andërr më puthesh
në andërr më duhesh
pa të lutë.

Kush të ka msue
se dashnia asht luftë?

 

***

Ti vetëm m’lexo atë që s’tham,
kur ti kem dhanë za,
damarët janë ça
e ka rrjedh mungesa jote.

Nuk i kam dy jetë
ku mundet me hy dielli i kësaj bote,
nëpër plasaritjet e kohës
rrezatojnë veç dramca dashnie t’përjetshme!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s