Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

 

Muzë

Ndihu nëpër qiell muza ime!
Mos hesht, mos psherëtij!
Se ti vjen dhe ikën kur do.
Mos luaj me mua lojërat e erës!
Mos m’i shty mendimet,
Mos m’i përplas aty-këtu!
Por bëji ato të jenë një çast!
Të ndiej se je pranë meje.
Dhe nëse Ti
s’mendon për mua,
pushoj së qeni.
Mos më braktis fryma ime!

 

***

Shpeshherë kërrusemi
nga pesha e mendimeve
ëndrrave të uritura të kohës
me pëshpërima të trishtuara lirie.

 

*Haiku*

Nën këtë borë
Fle jeta e re pyllit
Që zgjohet në mars.

 

***

Humbas në ngjyrën e syve të tu
në dritën thellësi
mes përflakjes dëshirë që përthyhet horizontit
e rrënqethem.
Shpirti yt fluid bëhet frymë
në të etshmen jetë,
ku vrapojmë çdo ditë
e prekim ëndrrat
që lindin përherë në ujëvara dashurish.

 

***
Të pres të vish,
me këngën e mbrëmjes,
shoqëruar me vallen e yjeve,
me paradën e hënës,
të vish me sekrete të shenjta.

 

***

I lirë
si shpes që fluturon mbi re
dobësive të mjegullave që rrethojnë,
vizioneve të përhumbura
errësirës dhe pikëllimit,
të një drite që shquan nga larg,
ku fuqia e përpjekjes kapërcen vetveten,
mendimeve gri
rutinës që vjen e shkon
e në fronin e zemrës,
lind përherë shpresë e re.

 

Jemi…!

Të gjithë jemi, çfarë dëshirojmë të jemi!
Bota, kaleidoskopi ynë,
ku piktura e mendimit me elegancë,
varet nga kombinimi i ngjyrave.

Shpesh jemi rezultat i përshtatjes,
së harmonisë brendshme me atë të jashtme,
kur zbulojmë mundësitë e fshehura,
fuqitë brenda vetes,
kur bëjmë vetëvëzhgim të asaj që është përreth
e kristalizojmë mendimet
në rrethana të padeshifruara.
kohës që pushtojmë hapësirën
vullnetit të lirë,
ku shpirti ngrihet qiellit më të lartë
e Perëndive ju mbetet veç të binden.

One thought on “Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: