Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Parapsikologjia e kohës së “UNIT!”  të autorit DENILUJA

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Parapsikologjia e kohës së “UNIT!”  të autorit DENILUJA

Libri i ri i autorit Ded Nikoll Luca me titull “Parapsikologjia e kohës së “UNIT” është një mundësi e së vërtetës që ajo ta rifitojë terrenin e realitetit njerëzor; është hapësira ku bëhet i dukshëm dallimi i të vërtetave për veten tonë dhe mundësia e shqiptimit të tyre për Tjetrin.
Krijimtaria e autorit Deniluja është kunder heshtjes te së vërtetës për dhembjen jetësore që na shkakaton padrejtësia e jetës sociale, e jetës ekonomike, e jetës bashkëshortore dhe familjare, deri në stërkeqje fataliste brenda unit të vet, me pasoja të pariparueshme psikologjike, morale e sociale .

Autori : DENILUJA
Titulli: Parapsikologjia e kohës së “UNIT”
Botimi i parë, 2020
ISBN: 978-9928-269-87-0

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
SHTYPUR NË SHTYPSHKRONJËN E SHTËPISË BOTUESE “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, janar 2020

Të gjitha librat e botuar te shtëpia botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Parapsikologjia e kohës së “UNIT” :ese / Denilu. – Tiranë : Ada, 2020
84 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-87-0
1.Letërsia shqipe 2.Ese 3.Uni
821.18 -4

PARATHËNIA

Pas librit me tregime mistike, autori Deniluja paraqitet para lexuesit me librin: Parapsikologjia e kohës së “UNIT”. Parapsikologjia, kjo shkencë paranormale që mundohet ta zbërthejë apo pranojë si të tillë edhe të padukshmen, të pashpjegueshmen, pak nga pak është duke e zënë vendin e vet në mesin e shkencave tjera “zyrtare” duke u imponuar si shtyllë e perceptimit të ekzistencës universale në përgjithësi apo të gjenezës së jetës, njeriut, në veçanti. Si gjurmues i paepur drejt së panjohurës,krijimtaria e Denilusë (Ded Nikoll Luca) ka hapur një portë të panjohur e cila te dergon në një qasje të re, në një këndvështrim të ri, që është çelësi i hapjes së të gjitha portave që në vete ngërthejnë pyetje dhe dilema, të cilave zakonisht ose skemi pasur guximin tju qasemi,ose i kemi injoruar duke e futur kokën tonë në rërë (ashtu siç vepron struci). Fakti se këtë portë Deniluja nuk e ka vënë re më herët, edhe pse ajo kishte ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë sa të ketë ajër në këtë tokë. Sot kur po shkruaja këtë parathënie për librin e Dedës më kujtohet ylberi. Me gjithë bukurinë që ka, ylberin nuk mund ta vërejnë të gjithë njerëzit, sepse, që ai të shfaqet dhe t’i bashkojë dy brigje, duhet së pari të plotësohen tri parakushte: të bie shi, të nxejë dielli dhe kushti i tretë, për rastin tonë më i rëndësishmi, pozita në të cilën ne ndodhemi. Ne mund të ndodhemi në pozitë anësore ndaj ylberit dhe mos ta vërejmë atë, apo t’i dalim diellit përballë dhe kësisoj, këtë moment të mrekullueshëm të natyrës ta lëmë të ndodh prapa shpinës sonë, mos ta vërejmë fare! Dhe përkundër kësaj, ne nuk mund të ankohemi se ylberi nuk është shfaqur, nuk ka ekzistuar. Krahasimin e ylberit e kam lexuar diku ku nuk me kujtohet, por ama Deda, më kujtohet mirë me pyetjet e tija edhe para 45 vitesh kur ishim adoleshentë në shkollen e mesme të kultures Tiranë .. Bënte pyetje të çuditshme dhe për fat ,sot vjen me një libër falë pyetjeve kureshtare që nuk arriti asnjëherë të merrte përgjigje. Po tregoj një barcalet filozofike që Deda ma ka treguar kur ishim adoleshentë . “Njëher , një skulptor godiste me forcë një bllok mermeri. Ndërsa daltat e mprehta vijëzonin mermerin, ky i fundit filloi të ankohej: – Përse më godet? E skulptori iu përgjigj: – të godas sepse të dua të miren. Dua të të jap një formë të ëmbël, që kur të të shohin të mrekullohen nga kryevepra e artit.

Ded Nikollë Luca
Sa e sa herë edhe ne i pranojmë goditjet e “Skulptorit Hyjnor” e nuk përtojmë të themi: ” Përse Zoti im, më bën të vuaj?” Por harrojmë se dhimbjet e vuajtjet janë veglat e punës të “Skulptorit Hyjnor”, që gërryen shpirtin tonë . Për të krijuar një kryevepër të vërtetë.
Gjashtëdhjet e dy vjeçari Ded Nikoll Luca, me vuajtjet dhe eksperiencen e jetës na sjell vepra të “skulptorit hyjnor”.
Përsëri po nga Deda më kujtohet një tjetër “barcaletë” apo një filozofi domethënse që prej dekadash që e dëgjova më ngeli në mendje, dhe i erdhi momenti, po e fus në këtë parathënie në shenjë respekti.
“Njëherë, një kërmill u ngjit në majen më të lartë të një shkëmbi. Një shqiponjë e pa dhe u çudit. — Si është e mundur thotë, që një kërmill të ngjitet kaq lart? E kermilli ia kthen pergjigjen: “Duke u jargavitur dhe duke u lepire pas shkembit”.
Në ditët që jetojmë vemë re shpesh, disa “kërminj” (njerëz të paaftë ) që të ngjiten në majat më të larta, në poste, vetëm duke u lëpirë.
Dhe është fatkeqësi kur sheh njerëz të tjerë me vështrim shqiponje, e me mendje të fuqishme, duke qëndruar nëpër peripecitë e jetës të zhgënjyer e të mënjanuar. Fakti që Deda, edhe pse ka mbaruar studimet e larta në psikologji, dhe nuk ka punuar asnjë ditë në profesion, kjo tregon se ai, nuk është kërmilli duke u jargavitur pas shkëmbit.

Agim Demiri, shkrimtar dhe psikolog.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s