NJË BURRË I PËRZËNË U BËKA NJË YLL / Poezi nga Petrit Ruka

Poezi nga Petrit Ruka

 

NJË BURRË I PËRZËNË U BËKA NJË YLL

U zura e u thera me të dashurën time:
prapa diellit, më tha, e prapa më shpuri,
ajo ku t’i linte fëmijët dhe shtëpinë,
po unë isha burrë dhe nëma më zuri…

Dhe shkova “pas diellit,” të shihja se ç’ kish,
ç’tortura mizore më fshihte mallkimi,
a do m’i pinin sytë një tufë gjarpërinjsh,
me Danten e Ferrit si intruktor torturimi?!

O Zot, çfarë hataje, aty parajsa na ish,
më lanë me shampanjë nga ajo e Parisit,
dyzet virgjëresha m’u hodhën mbi mish,
s’më lanë asnjë pikë nga palcë e kurrizit…

Muzikën në piano Listi ma luante,
dhe Merilin Monro- n ma vunë sekretare,
nga gjithë perëndeshat që jetën ma nxinë,
Afërdita ta thyente krevatin prej arre..

Tërë natën në “punë”… dhe ditën serume,
ç’më bëre e dashur,… largimi, ja, ç’qenka,
ja ç’bëhet t’ua falësh të tjerëve një burrë,
që bëhet i bukur, stolisur me dhemka.

Një burrë i përzënë u bëka një yll
nga dritë e dëshpërimit që digjet, moj mike,
dhe gratë e gjithë botës, sfungjerë mëshire,
oh, si të sulen, me babëzinë fisnike…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s