Poezi nga Shkëlzen HALIMI

Poezi nga Shkëlzen HALIMI
 
 
AGSHOL
 
Shkëputem si gjeth vjeshte
nga shtrati i larë me djersë dhe
ndjej se në shpirtin shkretëtirë
ndizen gjurmët e humbura
të yjeve të fikura.
 
 
 
ALPINISTI
 
Ditë e natë
ngjitet e ngjitet
dhe kurrë s’arrin
në majën më të lartë
të ëndrrës së tij.
 
 
 
APOKALIPTIKE
 
Kur do të mbarojnë fjalët
kur s’do të dëgjohet jehona e kohës
kur do të shterë dashuria
kur dritën do ta mbulojë errësira
do ta ndezim zjarrin
për ta ndaluar perëndimin e diellit
mbi ëndrrën tonë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s