Vërshime poetike (Poetit Zoi Dashi) / Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
Vërshime poetike
(Poetit Zoi Dashi)
 
Në njërkëdhe i ndoqe fluturat e ëndrrave,
Që çelën dikur për ty, në rini,
Kopshteve me mollë dhe me hurma.
 
Në atdheburg të ktheu rruga e poetëve
Atë vjeshtë të mbarsur me vetmi,
Ku tapetin e lotëve kish shtruar dhimbja.
 
S’të lodhën rrebeshet e forta të endjeve,
Sepse dashuria të buzëqeshte në sy,
Sepse nëpër përjetime të flinte zemra.
 
Gurët e vetmisë, në gotën e verës i trete,
Me një mik, apo dy përbri,
Teksa vargje të drithëronte buza.
 
Rrugë e pjerrët qe kjo jetë, plot monopate,
Ku veç një topall di të eci…
Ndërsa ty të mbante për krahu muza..
 
Shkëputur nga vëllimi poetik, “Gjak në kozmos”, 170 faqe, 140 poezi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s