Kur të dhemb gjithçka… / Poezi nga Ana Toma Agraja

Poezi nga Ana Toma Agraja
 
 
Kur të dhemb gjithçka…
 
Kur të dhemb gjithçka dhe kur shpirti qan
ke përjetuar ma të bukrën ndjenjë
Deri në dejet e gjakut,
aty ku fshihet ambësia jet!
 
Shëtita ç’lodhshëm në ata sy, pa përtesë,
pa u lodhë.
Shkëlqimi i Diellit tem më dha të dytën jetë.
Dashurova zjarrin, t’u e ledhatu në gjumë;
Më mësoi se ç’don me thanë, me kenë e lumtun!
 
Kur putha ato buzë,
kuptova sesi ishte të përjetoje parajsën;
Atë të vërtetën, të parrëfyer në asnjë Dhiatë!
 
Por, kur bëmë dashuri, vetë Zoti bani kryqin në ballë;
Ndërtoi për ne, tempullin ma t’ dlir
me një fron pritjeje, për çdo stinë takimi…
 
Kur të dhëmb gjithçka, dhe kur shpirti qan
Dije, se paske jetuar lumturinë e pafund;
Përderisa ndie aq fort dhe nuk e len me ikë;
Ai asht Dielli, që s’mund t’jetosh pa dritë!
 
©️Ana Toma
9:43 AM
CHESHIRE, CT 🇺🇸
January 25th, 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s