Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
DIHATJE
 
Nuk është ëndërr e një nate pranvere
që të josh me ngjyra e aromë,
as fllad veroj aq i dëshiruar pas orëve të nxehta dyfish
ështe prekje stine që të bën të jetosh.
Është dhimbje e bukur që të lëshohet trupit e të ngazëllen
Është dita me diellin, retë, qiellin, shiun.
Ndodh dhe furtunë
Ti duhet të jesh aty
Gjithçka duhet prekur
Qoftë dhe nëse të duhet të marrësh Udhën e Qumështit
Ēshtë rënkim shpirtrash,
si në ekstazë,
kur trupat përpëliten pa u dorëzuar
dhe presin çastin e kurorëzimit.
Titrat filluan…
Nuk ishte thjesht një film.
 
 
 
DITËT E MIA 2018
 
Ditë që kotet
e më vjen vërdallë,
për të më thënë:
Ja , ja unë erdha!
Ja ku jam,
por ti nuk di të më jetosh!
Dhe unë me shumë i vë fajin vetes, i them:
Jo nesër, asaj që do më vijë
do ti marr dhe hakun e asaj që shkoi.
Mirë e di, ditët koten
dhe vetëm duan të më plakin
dhe herë-herë më marrin frymën,
se kanë fare të vështirë.
Kanë kohë janë bërë plot bashkë
e me kanë vënë para,
janë bërë të vështira
të humbasin dëshirën për t’i jetuar.
Dhe u thua:
E di, çfarë?!
Rrini të qeta, më mirë të mos vini!
Por ja që, as kjo nuk varet nga unë
ditët e kota duhen jetuar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s