FËMIJËRIA E SYRGJYNOSUR / Tregim nga Bajram Kallaba

Tregim nga Bajram Kallaba

 

FËMIJËRIA E SYRGJYNOSUR 

Kishim hyrë në vjeshtën e vonë. Zakonisht, kur ftohej moti, stufën për ngrohje e vendosnim në korridorin, ku lidheshin të gjitha dhomat e shtëpisë. Kjo na krijonte një ndjesi të veçantë, sidomos mua dhe tim vëlla Oltit, gjatë netëve të gjata të dimrit. Vetëm atëherë, ne bëheshim trazavaqët e vërtetë, të cilët s’linim asgjëkundi si thonë as dy gurë bashkë. Pavarësisht, se bënim rrëmujë rretheqark, prindërve u ngazëllente fytyra me lojërat e shpërfillura dhe shejtanllëqet tona..
Kjo vjeshtë, çuditërisht dukej krejt ndryshe nga ato të tjerat. Më bëhej, sikur çdo gjë ish përmbysur.
Heshtja kishte pllakosur shtëpinë tonë, qëkur një ditë erdhi babai i mërzitur nga puna. Tek ai, çdo ditë shprehej zymtësia, një t’kurrje shpirtërore dhe një lëmsh që ndrynë diçka përbrenda vetvetes.
Të them të vërtetën, sado nuk i kuptoja dot këto ndryshime në familjen tonë, e ndjeja se as unë nuk isha më vetvetja. Kjo gjendje , kishte mbërthyer qenien time drejt një izolimi. Nuk di, nese kisha të drejtë të paragjykoja edhe raportet nganjëherë të acaruara mes prindërve.
Të afërmit e babit dhe familjarët tjerë , shpesh na vizitonin Nga pamja , ata dukeshin të bezdisur, kurse unë zura të shqetësohesha. Kështu, ndryshova gjithë orarin e jetës.
Sot edhe mësuesja nuk m’i hoqi sytë. Shumë herë erdhi e më ladhatoi. Nuk më tha gjë, po…më shtrëngoi fortë e lotët i rrëshqitën mbi flokët e mia. E unë…karshi saj, fare e vockël, qëndrova si statujë, pa ditur çfarë po ndodh.
Atë natë, në shtrat shkova më heret se zakonisht. Gjumi s’më zuri gjerë vonë. U përpoqa ta joshja , por ai kishte tretur diku larg …larg, përtej shtatë bjeshkëve.
Përtej rrugicës, reflektori vërbueshëm depërtonte tek shtrati im. Një rrapëllimë u dëgjua në rrugë. Kjo zhurmë ma këputi ëndrren. Ndjeva se isha bërë qull, nga trishtimi dhe ankthi. Pastaj një sirenë e shurdhër vetureje u degjua. Drita e korridorit tonë u ndez. Dera e dhomës sime u hap kujdesshëm.
Ishte mëngjes i hershem , kur prindërit qetas hynë në dhomë dhe më thanë se do të ikim…
Olti ishte akoma fjetur, kurse une fillova të qaj me zë.
-Mos e shqetëso lagjen, më thanë! Do të ikim nga këtu, për një jetë më të mirë.Krejt ndryshe do ta kemi jetën. Edhe babi do të shërohet atje , se këtu nuk kemi para-tha me butësi nena, e cila dukej se nuk përmbahej dot..Vetëm tash e kuptova, përse në shtëpinë tonë ishte bërë gjithë ajo rrëmujë.
Taksi, i cili do të na dërgonte në stacionin e autobusëve, u kujdes, që të hynte tri a katër herë për të ngarkuar valixhet dhe gjesendet tjera.
Peronët ishin mbushur me autobus, e rreth tyre mizëri njerëzish të përlotur e vetullngrysur. Ndarje njerëzish nga afërsia e gjakut dhe shpirtit. E kuptova se isha para një akti të kryer.Këto skena tmerruese i kisha parë gati çdo mbrëmje në kronikat tona televizive.
Babi kishte rezervuar me kohë biletat . Nëna, u kujdes që të mos lëndoheshim nga masa që shtyhej.
Në sytë e babit shihja keqardhjen.Atë…për gjeja katandisjen tonë rrugëve të botës. Po une, s’mund ta gjykoja për të tillë, sepse ai kishte një shpirt të pastër. Ishte njeri vërtetë ,i devotshëm. E doja më shumë se mamin, sepse ai kishte dhënë nga vetja gjymtyrët e trupit për lirinë e Kosovës.
E tash po katandisej rrugëve të botës. Dje krenar në shtigjet e lirisë, kurse sot një shtegëtar rruge në natën e gjatë e të pabesë.
Autobusët tashmë u nisën duke lënë përshëndetjet e ngrira në ajër. Jasht, në xhamat e autobusit, ravijëzoheshin vijat e shiut.E bashkë me të, në fytyrën time ravijëzoheshin edhe lotët e fëmijërisë sime të surgjynosur. Doja që për herë të fundit të zë mijëra imazhet të nostalgjisë sime, që t’i ruaj pastaj me shumë fanatizëm kujtimet e femijërisë … atje , në udhëkryqet e shtegëtimeve të mia. Ku dielli nuk jep ngrohtësinë e vet. Ku tretja, harresa e zhbërja qëndrojnë në tehun e thikës.
Karvani i autobusëve, po nxitonte me shpejtësi marramendëse, drejt kufirit verior, si kalë i harlisur, e unë gradualisht humbja fuqinë refuzuese, karshi vorbullës së ferrit, që dhunshëm përbinte qenien time të pafajshme. O Zot- pëshpërita me vete…ruaje Kosovën time!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s