Poezi nga Marina Cvjetajeva (Мари́на Ива́новна Цвета́ева) 1892 – 1941 / Përktheu në shqip Vasil Çuklla

Posted on January 26, 2020

0


Poezi nga Marina Cvjetajeva 

(Мари́на Ива́новна Цвета́ева)

(1892 – 1941)

 

***

Dikush, prej gurit brujtur, dikush prej argjili,
ndërsa unë… sermësozohem dhe shndrit
Unë jam Marina, me profesion, zhgënjimin
shkumnajë deti Unë, e zhbëshmja përditë.

Dikush prej argjili, dikush tjetër mishtor
– për këta arkivolët, gurëvarret e shkruar
Pagëzuar, mes valëve të detit jam unë
flatërimit mjeranë, përjetësisht, disfatuar.

Por, as zemra gurë… pengesat e papara
nuk ja dalin të mposhtin, vullnetin tim.
Në kujtoni, se jam, këto bukle të marra
s’do të mundeni kurrë, të më shndëroni në frymë…

Në përplasje, në gjunjët e tu prej graniti
unë, në çdo dallgën tënde rilind
Rroftë shkuma, madhështorja shkumë
– shkulshkuma e detit, është ajo që të bind!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Posted in: PERKTHIME, POEZI