Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Dhe vjen në kohë…

Vjen në kohë një këngë,
një elegji,
gëzim i patreguar
e dhimbje e pa moshë,
në mbrëmjen rrëfimtare
mungon një histori,
e shkuara s’më kujtohet,
të ardhmen nuk e njoh…

Po vjen në tjetër kohë,
një tjetër stinë,
me ngutjen lakmitare
që s’pret t’i hapësh sytë.
Dhe zhduket në çast
atypëraty,
një mur që s’kapërcehet,
dhe ndjen një tjetër ditë.

 

Fale njeriun

Fale
mundin që s’ta dijnë,
mosmirënjohjen
që të vret!
Fale
shpifjen që të nxin,
e zilinë
që të djeg!
Fale
njeriun kur të shan,
në vend të falënderimit,
se do ta njohësh më mirë,
dobësinë e njeriut.
Fale pra
të keqen që sheh,
por jo të keqen
që ndjen!
Hidhe të mirën
në lumë,
pa e vrarë mendjen kurrë,
se në kripë ajo të vjen,
pa pritur, pa kujtuar.

 

Flas me heshtjen

Në çdo pranverë ndjej brenda meje
ty dhe pranverën,
mbështjellë me misterin e ëndrrës
që s’e prek.
Në misterin e lumturisë që s’del kurrë jashtë teje,
jam futur shpesh,
e në thellësinë e pafundme të heshtjes
që shumë flet,
kam parë si kapërcehet mendimi,
në thellësinë e ndjenjës që fytyrën ma skuq,
kam ndjerë ngrohtësi dielli.
Në vend të gjuhës që mendimit s’i jep udhë,
kam zgjedhur të flas me heshtje.
Heshtja flet kur s’ke gjë për të thënë,
dhe shpreh gjithçka në një sekondë të vetme.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s