MUZIKË / Poezi nga Alisa Velaj

MUZIKË

Mbrëmë të pashë në ëndërr,
por nuk ishe ti.
Ecja buzë detit dhe padashur tremba një pulëbardhë,
Pastaj një tjetër,
Pastaj dhe ca të tjera pak më tej.

“Kurrë, madje as padashur
mos e tremb një pulëbardhë”,
Më vinte në vesh si muzikë e largët zëri yt.
Unë ecja ngadalë dhe qielli ishte i tëri i gëzuar.
Ai zë i dashur jehonte pambarim,
Sa herë dallgët përplaseshin në breg.

S’mbaj mend në ish i përmalluar ai zë.
Di vetëm se qielli ish i gëzuar, shumë i gëzuar.
Ishulli i Sazanit i kredhur i tëri në mjegull
Me jehona tingujsh të mahnitshëm
Që dukej se vinin veç prej andej,
Ndërsa unë endesha përmes kaltërsive
E kurrsesi nuk doja të humbja dhe më muzikë..

 

Alisa Velaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s