Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

NË KORTEZH

Në një kortezh mortor,
Si murgjër veshur me të zeza.
Heshtur, me shpirtin vreror,
Drejt rrugës për në varreza.

Rëndonte pikëllimi i madh,
Ah, këto vdekjet tragjike!
Sytë m’u ngjitën mbi një taracë:
Dy pëllumba në çaste erotike!

Në shpirt lehtë buzëqesha,
Vdekjen harrova një çast
Dashuria s’u trembka nga vdekja,
Vdekjen e mbytka në flakë!

 

ÇDO DITË

Çdo ditë
rrudhemi e thinjemi,
midis ndryshkut të harrimit
dhe mykut të viteve pa stinë.

Vrasim të sotmen e çalë,
përtypim të djeshmen e fermentuar,
të nesërmen e lidhim
pas shtyllës së mosbesimit.

Çdo ditë këputim
nga një degë ulliri
për të fshirë
gjurmët e lodhura të paqes,
kruspull, në qoshet e nxira
të mikpritjes së thyer,
shurdhohemi e përzhitemi
nga klithmat e pëllumbave të flakës…

Çdo ditë,
si korba të uritur,
psallim himne
për të na falur mëkatet!

 

MIQ TË VJETËR

Këmbëkryq
ulur dëshpërimi
mbi hijen time,
herë e mbartë mbi shpinë,
herë më tërheq zvarrë.
Siamez të ishim
aq shumë s’do të ngjanim!

Miq hallesh
këmbejmë rrudha mendimi,
herë shtigjet i hap unë,
herë dëshpërimi.

Eh,
dhe në kohët e reja
mbetëm miq të vjetër
dëshpërimi s’gjen dot si unë,
por dhe unë s’gjej dot tjetër!…

Ecim nëpër rrugë e fatit
krrusur nga trishtimi,
herë shtigjet i hap unë,
herë dëshpërimi!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s