Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

***

O Perses!
Dëgjoj kambanën tonë,
tuajën dhe timen, timen që ther.
Një pikëz, përpara tragjedisë suaj.
Një komedi, dhe një derr.
Perses!
Më merrni mes jush, të klith aty,
sepse më vjen turp këtu
KËTU, e këtu t’ më dëgjojnë
Me zërin tuaj të mbështillem me ju
Evripidh e Sofokli, t’ më lakmojnë.

O Perses, o, si unë, e në fatin tragjik
duke shqyer gjoksin e me zë histerik!
-O në tokë u bë navmajxia!
O, u zhduk nga TOKA mirësia!

Oh, unë e zeza, e shkrteta merimangë
për lakun tim, që i shndriti në diell fija.
O, qaj për veten, zemrën time, nën një shtangë
qaj si Motra, tragjedia dhe e bija…

 

Empusa

fytyrë e shndritur nga flakët
edhe pse ke vetëm një këmbë,
ashtu si atë emrin t a thonë
Empusë, që fëmijët ke trembë

që kur të dërgoi Ekati
me sarkë ushqyer nga mua
në mëngjes si shejtan -evlati
në darkë si midia- grua

ndaj vjen e më puth Aristofani
në vesh pëshpërit hera- herës
-e krijova babashenë për dionisë
për zot të qejfit e të verës….

e vesha me pantallona varfanjaku
me kapele republike fijekashtë,
sa herë të doni të më shndrisni
e digjni bashkarisht në pashkë.

 

***

shshsht, pusho tani, pusho,
i thamë njëherë, i thamë, sa herë do të t’ a them,
kjo jetë, s’ ështe më e imja, sa herë do të t’ a them,
kureshtja më mban gjallë, sa herë do të t’ a them,
ti i bjeri vetëm defit e shpirti im kërcen…

ashtu, ngadalë trishtushëm, sa herë do të t’ a them,
oh, sa më kënaqë, melhem …, aman …, melhem…
arusha po hedh këmbët, po …,  shpirti nuk kërcen,
kureshtja më mban gjallë, sa herë do të t’ a them…

 

***

Na!
Merri dhe këto rreshta!
Si nofulla e vdekjes
dhe fatkeqësia ime e fundit!
Si e kalbura lepushkë
dhe i mykuri hibrid!
Si tezgë teneqeje
me avuj plehrash!
Si samar i kalbur
i një skërmilli të tharë!
Si mbetje kërthize
e demonëve në përrallë !
Apo, si shtriga që pret,
tek gryka e burimit
e përmbyt gëzimin,
e nuseve Kones dhe timin!

Merri!
Si harrimi im,
më tragjik i fëmijërisë!
Merri e digji !
Siç dogje ti,
e zhduke nga kjo botë
gëzimet e fëmijërisë!

Të shpëtoj nga ty!
Të më shërohet shpirti!
Të hapen qiejt e të zbresin Afrovitët!
Ej, poetesha me sy prej femre!
Mos u dëshpëroni më!
Do jem unë Rozafati juaj!

Ik ti , IK ti!!!!
Nuk, nuk kemi asgjë të përbashkët!
Ik ti!
Te blesh nëse gjen budallenj e skllevër!
Ik ti!
Nuk të njoh më!
Nuk të kam borxh as emër, as mbiemër!

Ik ti!
IK, IK TI!
Nuk jam më gjak me vuajtjen time!
Ik ti, nuk të njoh më!

Ah, Kreonda! Kreonda…
Ti që nuk i nuk më kuptove dot
as mua, as ligjet e pashkruara.
Ah, Kreonda! Kreonda!
Ti, që nuk deshe t’ a nderoje drejtësinë
më le mua Antigonin të fundosem
të vrerosem, e të luaj para botës tragjedinë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s