Poezi nga Gjergj Nikolla
TITUJ PA TITULL
Vetëm në fb,
Vetëm në fb dhe askundi gjetkë….
Titujt janë më të lirë se kripa në det,
Bëhesh profesor,
Pa patur një diplomë,
Bëhesh mjeshtër, bëhesh arkitekt,
Po kur bejtexhiu vlerësohet si poet,
Bëhet shkrimtar, (as për shtëpinë e vet)
Për vetveten flet e thotë jam studiues,..
Dhe kur më e keqja,
S’është as një copë mësues..
Të thotë jam Laurent, jam shtet e mbi shtet,
Sall se tek botuesi shkund një thes me lekë!
Para teje mburret, thotë jam Luani Mbret….
Vetëm në fb,
Vetëm në fb dhe askundi gjetkë..,
Titujt janë më të lirë se kripa në det.
Bëhesh artist pa ditur ç’është arti,
Bëhesh inxhinier e s’njeh një instrument,
Bëhesh doktor shkencash,
E s’bën dot një projekt!
Dhe kur marrina flet,
Bëhesh e bëhesh,
Bëhesh çfarë s’bëhesh,
Bëhesh një docent,
Ku vetë budallai vetquhet inteligjent,
Ku në çmenduri sa shumë të shet mend….
Bëhesh muzikant e s’njeh një pentagram,
Bëhesh e bëhesh, bëhesh e çfarë s’nëhesh,
Bëhesh një piktor,
Ku në të vërtetë është një gjysmë hor,
Po kur hiqet bos sikur jeton në luks,
Në fakt është një llupës që jeton me zor….
Vetes i thotë pemë, kur s’është as një degë,
Fluturon me presh, fluturon pa fletë…
Që fati ta solli,
Tek ti në tryezë….
Po vetëm në fb,
Vetëm në fb dhe askundi gjetkë,
Titujt janë më të lirë se kripa në det!
****
(Ej, mik….
Shëëëët, mos e bëj aty shurrën!!!!)