Poezi nga Altin Meçja
Fijet e këputura duan të ecin
Shiu i sotëm më shplau pluhurat e stinëve të arnuara,
fije të këputura që duan të ecin,
sy të harruar që mbathin këmbët,
për të kapur shalësexshiturën e semaforëve.
Shiu i natës kishte pjekur lëkurët e shpirtit,
leshsjetulli ishte zbutur çarçafësh,
dëshirat e gruas i plasi tullumbacja e agimit,
biletat e dorëzimit rërkonin barrën e tyre.
Rrudhat e gjyshes mbuluar me mejkap,
mbante çadrën hapur nga frika e vdekjes së fytyrës,
sytë ishte lëshuar mbi dritën e ndezur,
duke u ngopur me mjerimin e një shpirti të lodhur.
Shiu më kujton kohën kur rrinim pranë oxhakut,
përhumbeshim në prushin e djegur të ëndrrave,
ku bashkë me misrat piqeshin dëshirat tona,
dhe ëndrat që digjeshin në drutë e vëna.