Poezi nga Kozma Billa
GJUHA E ERËS
Sonte jam një anije me vela,
deti uturin,
kaçurrela dallgët,
thërmohen në shkëmbinj
në miliona skërkala,
anija ime pa busull
nën dëshirën e erës së tërbuar,
afrohet dhe i largohet bregut.
Dua të dal,
nuk dal dot,
gjuha e erës shpatë,
herë majtas e herë djathtas,
veri…,
jug…,
lindje…,
perëndim… .
Ndoshta një çast,
era do ta mbledh gjuhën,
atëhere unë do përkëdhel bregun.