Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

SEKRETET E TUA…

Nën qerpikë më fsheh
diellin e syve
nën qerpikë më fsheh
sekrete dashurie,
nën bluzë mban fshehur
zjarr parajse
nën bluzë mban peng
zemrën time.
Nën gjuhë mban fshehur
fjalët që s’i thua
nën gjuhë mban lidhur
dhe veten dhe mua…

Pse nuk merr guximin
të më thush të dua?

 

PËLLUMBAT

Janë aq të mirë
aq të urtë
aq paqësorë!
Me gu gu gu
e sytë plot dritë
të zbresin në supe
të ulën mbi duar.

I gëzohen kaltërsisë së qiellit
e fluturojnë të gjithë bashkë
plot dlirësi,
dhe sa besnikë janë në miqësinë e tyre,
sa besnik janë në dashuri!

Po njerëzit?
Pse janë gatuar të ruajnë thellë në shpirt
hipokrizinë si thesar të neveritshëm?
Pse janë përherë të përçarë me urrejtje mes tyre,
me tradhëtira,
të lodhshëm,
të mërzitshëm?

 

LARGESIA

Largësia
Si njerkë zemërligë helmon ditët,
helmon ëndrrat,
than pemën e gëzimit.

Largësia pamëshirshëm këput fijet e shpresës
siç këput stuhia gjethet e drurëve
në të hyrë të dimrit.

Largësia në zemra njerëzish mbjell dhimbje
si bahçevane e zellshme rrit mallin,
e sytë përherë një det me lotë.

Largësia mahis plagët e zemrave,
kultivon trishtimin,
për bijtë shpërndarë
zogj korbi nëpër botë.

 

TË ENJTEVE MBRËMA!

Kërkoj një buzëqeshje këtë mbrëmje,
Këtë mbrëmje që zvarritet lodhshëm mbi telat e nervave të mia!
Kërkoj një buzëqeshje
të më çlirojë nga gjëmimi i mërzitshëm i ditës.
që të më shkrijë akujt e shpirtit,
të më bëj
të harroj tensionet e nevertishme të politikës.

Të më kujtoj
se ka edhe pranverë,
ka edhe gëzim, edhe mirësi.
Jo vetëm tmerr e mërzi!
Sa kam nevojë për një buzëqeshje,
sa kam nevojë!
Këtë mbrëmjë,
tani!

Kam frikë!
Sa frikë kam se kurrë nuk do të vijë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s