Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

***

Lotët e saj
rranë mbi tingujt e kitarës.
Ajo mbylli sytë
dhe dëgjoi një melodi e ca vargje, shkruar
nga një shpirt i dashuruar.
Shkoi larg,
shumë larg në vite e rra në mendime.
Për një çast
ndaloi frymëmarjen dhe ndjeu shpirtin t’i rinohej,
u emocionua dhe qau.
Tingujt
dhe lotët e saj heshtën
dhe mbetën të varrur në telat e kitarës.
Dëgjohej
vetëm rritmi i zemrës së saj…

 

Kjo Dashuri e Çmendur….

Ç’po ndodh, sa shumë rri e mendoj,
një zë të dridhëruar kam,
qetësi e vetmi kërkoj,
në dhomën e ftohtë zë e qaj.

Po kush je ti o grua,
që me mua qesh e qan?
Më thua plot ëmbëlsi, të dua,
se dashuria jote unë jam!

O Zot, kjo dashuri e çmendur,
me flokë të argjendta mbi kokë,
me ka hyrë brenda në zemer,
bashkë le të vdesim më thotë!

Mëkat bëjmë, unë e ajo,
Dashuria ime e Çmendur,
po ç’dashuri vallë është kjo,
që më sjell kaq dhimbje në zemër?

E kisha dëgjuar shpesh herë,
që dashuria moshë nuk ka,
po dashuroj njësoj si atëhere,
i çmëndur nga dashuria e saj!

 

Buzëqeshja jote…

I shtrirë në barin e një lëndine,
më erdhi pranë buzëqeshja jote,
nga mali një përrua zbriste me rrëmbime,
në kaltërsinë e qiellit një zog fluturonte.

Një erë e lehtë në vesh më përshpëriti,
ashtu si dikur me pëshpërisje ti,
në sy një rreze dielli më ndriti,
dhe shpirtin ma mbushi me dashuri!

 

Një zemër, një dashuri, një ëndërr…

Do shkruaj ca vargje
për një zemër,
që një jetë të tërë,
jetoi me një dashuri
që ju kthye në një ëndërr!

Zemër e dashuruar,
dashuri e ëndërruar,
me shpirtin e fisnikëruar
jetoj i dashuruar.

Dashuria dhe ëndrra,
me puthje u shenjtëruan!

 

Kur fërshëllej një melodi

Dikur rrinim bashkë të dy,
Tani ti s’ je, ke ikur larg,
I vetmuar shëtis këtu,
Pranë liqenit të mbuluar me dallgë.

Po përse në mendje më rri ti,
Kur çdo gjë e asaj kohe është tretur,
Dhe sa herë fërshëllej një melodi,
Më shfaqesh ti, mikja ime e vjetër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s