Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
TY
Edhe sot s’ munda të të jap formë
as ngjyrë, as shembull në pasqyrë..
po shijen e puthjes ta ndjej
më hyn në shpirt e në ind.
Çdo prekje gishtash, drithërimë
çdo prekje kthehet prapë në dehje
aq sa si diej më ndrijnë sytë
e tëra kthehem në buzëqeshje
Në ledhatim të dashurisë
prangosen qiej, perëndi
ti je ai që më jep dritë
frymë e munguar më je ti.
Shkronjat pa ty, flutra pa lule
zanoret amfora të funddetit
fjala pa ty s’ do ishte fjalë
të ngjitej në fronin e mbretit
Ajri pa ty do mbetej pezull
në dete lotësh do dëneste
do merrja frymë gjer në mosngopje
frymënxjerrje deri në jetëvdekje
SHENJTËRIMI
E pata puthur
në cepin e buzës
dhe ai u (ç)mënd..
Më pëshpëriti
rrëzë veshit:
M’a Shenjtërove
këtë vënd.
***
Ky qiell i vranët
Grija shi shkund
Flene yje e hënë
Ti sot askund.
KËTU PA TY
Pishtarë malli
ndezshuan nata
shpirtin djeg
akoma flaka.
Si qiri tretem
me lotë në sy
këtu…, pa ty.
***
Në qiellin e vjetër
baret një hënëz e re
e vetme si dashuritë!
D…ILEMË
Një mall më ri
Si prush nën gji
Ç’ bën keshtu
Moj dashuri?
Shpirtin e shtrydha
Ti mbrrite vonë
Ç’t ‘i lutem ditës
Të jem ikonë?