Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali

 

EJA, MË THËRRET BUZA JOTE

Eja, më thërret zëri yt,
Si një vegim që vjen nga lugina e ëndrrave,
Dhe më kërkon si zot,
Përtej ylberëve,
Përtej kthinave të errëta të dhimbjeve.

Je si një shën Valentin i përmallur,
Që kërkon haraç
Për të gjitha puthjet e munguara,
Nëpër muajt dhe vitet e largësisë,
Nëpër largësitë që sfidojnë mallin,
Dhe që presin pas vështrimeve të zemrës…

Eja, më thërret buza jote,
Duke recituar refrenet e mia…
Fshihem pas vargjeve që lundrojnë drejt teje,
E ti prapë më gjen
Dhe vjen nga ëndrra
Si një puthje e trëndafiltë,
Me aromë dashurie…

Se di pse më ngjan me një rikë të vogël,
Që picërron sytë duke më ndjekur me vështrime…

 

MËNGJES I PËRMALLUR

Enden mendimet, të lagura nga shiu,
Dashuri bëjnë me erën lozonjare,
Që lëpin qerpikët e mi.

Ajrit flladitin vështrimet e etura,
Nëpër hapa ndjenjash ëndërrimtare,
Teksa të kërkojnë ty…

Pllaquriten asfaltit hapat e nxituara,
Këtë mëngjes të rrudhur nga retë,
Rrotullohet një puthje në buzët e mia,
Një puthje e përmallur, që për ty pret…

Enden mendimet, të lagura nga shiu,
Një afsh i ngrohtë dridhet si flutur,
E nëpër gjoks më zbret…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s